10 klubet më të vlefshme: Real Madrid i pakapshëm, Italia në “krizë”

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Bardhi: Ëndërroj të luaj te Barcelona (VIDEO INTERVISTË)

Një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë, i cili po luan në La Liga të Spanjës me...

Reali e Barcelona kryesojnë renditjen e klubeve të futbollit më të vlefshëm në botë, ndërsa Liverpuli i afrohet kreut. Premier Liga angleze dominon, duke pasur 6 klube në 10 vendet e para.

Dominimi spanjoll vazhdon, por vetëm krejt në majë. Dy klubet e La Ligës, Reali e Barcelona, mbeten sërish në krye të renditjes së emrave më të vlefshëm në botën e futbollit, ndonëse pas tyre po rritet kërcënimi nga Anglia.

Reali doli klubi më i vlefshëm i topkëmbës në rruzull, pas raportit të vitit 2020 nga agjencia e specializuar amerikane, “Brand Finance”. Vlera e madrilenëve ishte 1 miliardë e 572 milionë USD, duke ruajtur kryesimin e vitit të kaluar.

Ky vlerësim bëhet në bazë të emrit të klubit, të pasurive të patundshme të tij, të gjendjes së borxheve, të vlerës së skuadrës dhe të suksesit sportiv. Në vend të dytë është Barcelona, që “peshon” 1 miliardë e 565 milionë USD, duke u ngjitur në vendin e dytë.

Kjo, edhe pse katalanasit nuk e mbrojtën dot titullin në La Liga, e pavarësisht se janë goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit. Një ngjitje të fuqishme ka bërë Liverpuli. Kampionia e re e Anglisë po i afrohet Mançester Junajtidit, duke qenë në vendin e katërt.

Nën udhëheqjen e trajnerit Klop shtoi titullin e Premier Ligës, pas atij të Championsit fituar në 2019. Të kuqtë vlejnë 1 miliardë e 398 milionë USD, duke qenë rreth 50-60 milionë USD prapa Junajtid.

Klubi i “Old Trafordit” po ndjen krizën e rezultateve, pasi sezonin e fundit nuk luajti në Champions, dhe prej disa vitesh nuk pretendon dot për titull. Në tërësi, në 10 vendet e para dominon Premier Liga angleze me 6 klube, pasi aty janë edhe Mançester Siti, Çelsi i Londrës si dhe dy klubet e tjerë londinezë, Totenhemi e Arsenali.

Bajerni i Mynihut është klubi i vetëm gjerman në 10-she, në vendin e 6-të duke humbur dy pozicione, dhe me vlerën rreth 1.17 miliardë USD. Franca përfaqësohet vetëm nga Paris SG në vendin e 7-të, me vlerë 1. 07 miliardë USD, ndërsa Seria A nuk ka asnjë ekip në dhjetë të parët, pasi Juventusi është i 11-ti.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Ky është formacioni i Barçes ndaj Bayernit, nuk luan lojtari me vlerë 120 milion euro

Revista spanjolle sportive AS raporton se trajneri Quique Setien do të luajë me një ekip më defensive,...
- Marketing -

Simeone mbeti i shtangur dhe me sytë e mbushur me lot (VIDEO)

Sonte u zhvillua çerekfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve në Portugali, ku Leipzig është gjysmëfinalisti i dytë i këtij edicioni.

Leipzigu nuk e fali Atleticon, siguroi gjysmëfinale me PSG (VIDEO)

Një fitore historike për gjysmëfinale e lojtarëve të RB Leipzig, në çerekfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve. Sonte...

Formacionet zyrtare: RB Leipzig dhe Atletico luajnë për një vend në gjysmëfinale (FOTO)

RasenBallsport Leipzig dhe Atletico Madridi zhvillojnë përballjen e radhës çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Stadiumi Estadio Jose Alvalade në Lisbonë të...

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Lazio rrit ofertën dhe merr një ‘po’ nga Vedat Muriqi – detajet e transferimit

Vedat Muriqi mund të quhet një futbollist i Lazios, edhe pse mungon ende zyrtarizimi. Sulmuesi nga Kosova ishte cak...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -