5 arsyet pse Mbappe do të nënshkruajë me Real Madridin

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

Video e Mike Tysonit duke falur namaz është bërë virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Tyson që së...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Kylian Mbappé është i vendosur të bëjë kthesë radikale në jetën e tij si futbollist. Siç ka raportuar “The Times”, ai tashmë i ka thënë PSG-së se verën e vitit 2021 dëshiron të largohet nga klubi parizien, me të cilin do t’i mbetej edhe një vit nga kontrata e tij (deri më 30 qershor 2022). Vendimi i prerë i yllit 21-vjeçar francez nuk është i lidhur me çështje financiare, pasi paga e tij i tejkalon 20 milionë euro neto në vit. Arsyet janë mbi të gjitha futbollistike dhe personale. Ato mund të përmblidhen në pesë, si më poshtë:

Admirimi për Zidane
Që kur ishte fëmijë, Kylian i vogël kishte një përkushtim ndaj figurës së Zidane. Mbappé erdhi në botë vetëm pesë muaj pasi Franca fitoi Kupën e Botës 1998, duke mundur Brazilin e Ronaldos dhe Roberto Carlos (3-0), në një finale me dopietë të Zidane. Duke e pasur idhull, që fëmijë donte ta takonte “Zizou”. Ëndrra e tij u përmbush 12 vite më parë, kur Kylian bëri foto me ikonën franceze të futbollit, pas një takimi bamirësie të veteranëve. Dhe kur ishte 14 vjeç, Kylian i ri pothuajse nënshkroi për Real Madridin. Ai bëri foto në “Valdebebas” edhe me idhullin tjetër të madh, Cristiano Ronaldo. Në shtëpi kishte postera të të dyve, me fanellën e Real Madridit…

Objektivi “Champions”
Me Monaco, ai ishte në gjendje të luante gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve më 2017, duke qenë vendimtar me performancat e tij, pavarësisht se 18-vjeçar. Kjo zgjoi interesimin e Real Madridit dhe PSG, me parizienët që fituan “ankandin”. Ai ka luajtur ndeshje të tjera të rëndësishme të Ligës së Kampionëve me PSG, në të cilat nuk ka arritur ta ngrejë trofeun. Në finalen e Lisbonës ishte afër, por kundër Bayernit duhej të zgjidhej nënkampion. Mbappé nuk dëshiron të presë më shumë dhe e di që Real Madridi, mbreti i garës me 13 kurora, është ekipi ideal për të aspiruar kompeticionin maksimal kontinental.

“Topi i Artë”
Dihet tashmë që kushdo që fiton Ligën e Kampionëve ka më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë”. Dështimet europiane të PSG-së e kanë “eklipsuar” Mbappé, i cili pavarësisht se fitoi Kupën e Botës 2018 me Francën (atë vit ishte i katërti në votim), nuk ka qenë afër trofeut individual më të lakmuar nga futbollistët. Duke qenë pjesë e “Los Blancos”, Zidane, Ronaldo, Figo, Cristiano Ronaldo (fitoi katër me fanellën e bardhë), Modric… kanë triumfuar në betejën për “Topin e Artë”. Kylian beson se Real Madridi ka një ndikim më të madh në futboll dhe media, kjo do ta ndihmojë atë të fitojë më në fund trofeun e lakmuar, i akorduar gjithashtu nga një revistë prestigjioze në vendin e tij, “France Football”. Edhe kolegët e tij në profesion ia thonë këtë.

“Bernabéu” i ri
Mbappé e di në mënyrë të përsosur reformën ambicioze, me të cilën po përballet klubi spanjoll në stadiumin e vet, me një “Bernabéu” që më 2022 do të bëhet ndoshta stadiumi më modern dhe mbresëlënës në botë. Kylian ka parë projektin dhe e di se si do të duket ky impiant pasi të mbarojnë punimet. Dhe nëse gjithçka shkon mirë, në atë kohë do të luante me tribunat plot tifozë.

Mbappé, pothuajse si në shtëpi
Përveç pranisë së një bashkatdhetari si Zidane dhe disa bashkëpunëtorëve të stafit të tij stërvitor, Kylian e di se do ta ndante dhomën e zhveshjes së bashku me francezë të tjerë si Varane, Benzema dhe Mendy, të cilëve mund t’iu shtohen Camavinga dhe Upamecano, objektivat e Perez për verën e vitit 2021. Një Real Madrid i stilit francez do ta lejonte Mbappé të integrohej me shpejtësi të plotë në një klub që synon ta bëjë atë CR7 e dekadës së ardhshme. Mbappé tashmë është i përgatitur të përballet me sfidën e madhe. Nëse i përmbush planet e tij, do të duhet të presim vetëm një vit më shumë…

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Shorti/ Grupi më i vështirë dhe më i lehtë për Barcelonën në Champions

Sot në orën 17:00 në Gjenevë të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e grupeve të...
- Marketing -

ZYRTARE: Barcelona transferon yllin e Ajaxit

Futbollisti 19 vjeçar vjen te Barcelona nga Ajax, për të zëvendësuar Nelson Semedon e larguar. Dest ka qenë dëshirë...

Gol atraktiv dhe i paparë me thembër nga 16 metra (VIDEO)

Mbrëmë u shënua një nga golat më të çuditshëm dhe më tërheqës në historinë e fundit të futbollit, ndërsa autor i tij...

Chiesa drejt Juventusit, Fiorentina gjen zëvendësuesin e tij

Federico Chiesa mund të jetë një nga lëvizjet më të mëdha këtë afat kalimtar në Serie A. Italiani mund...

16 futbollistë dhe trajneri pozitiv me Covid-19, shtyhet ndeshja me klubin e njohur

Futbolli në Bullgari është drejt Kaosit. 16 futbollistë të Arda Kardzhali kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, duke u shtyrë ndeshja me Ludogorets....
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -