Kur të gjitha kategoritë e futbollit në vendin tonë janë në pushim dimëror, është radha që të flitet për statistika. Por shumë pak dhe ndoshta rezultatet e tyre kalojnë në heshtje totale, ndërsa puna e tyre është edhe më e madhe se e ekipeve të juniorëve e seniorëve. E gjithë kjo është kështu për faktin se punojnë dhe stërviten në kushte shumë të vështira, ende pothuajse pa stadiume me standarde që i kërkon një ekip me aspirata, ndërsa edhe ndeshjet ku i luajnë, fushat janë në gjendje të mjerueshme. Por kjo është temë në vete që diskutohet ndër vite dhe asnjëherë nuk përmirësohet.
Këtë vit ndoshta një nga ligat më atraktive tek moshat e reja, ishte sezoni i pionierëve më të rinj, ku garojnë me talentet e tyre shumica e ekipeve të Ligës së Parë.
Por më të mirën e më të mirëve e ka FC Shkupi, e ai është Erion Shuku.
Nëse do të formonim TOP 10 golashënuesit më të mirë të kësaj kategorie, aty vendin e parë e zë Shuku që në këtë gjysmë sezon në 14 ndeshje shënoi plot 21 gola, ndërsa pas tij është shqiptari i Vardarit Besar Guxhufi me 20 gola, ndërsa treshen e mbyll futbollisti i Akademija Pandevit, Dimitar Trajkov me 18 gola.
Ndërsa listën e dhjetë më të mirëve e vazhdojnë këta futbollistë:
4. Atdhe Kadriju (Shkëndija) 16 gola
5. Hamza Memetriza (Shkëndija) 10
6. Mateo Sofijanoski (Nju Stars) 9
7. Levent Ibraimi (Vardari) 8
8. Boban Gjorçeski (Pobeda), Pançe Petrov (A.Pandev) dhe Mihail Talevski (Rabotniçki) 7
9. Alban Shabani (Rabotniçki) dhe Ersin Shaban (Shkëndija) 6
10. Dino Varoshanski (Pobeda) dhe Marko Sofijanoski (Nju Stars) 5.
Skuadra e FC Shkupi, por edhe ajo KF Shkëndija mundë të krenohen se kanë një ardhmëri të shëndosh te moshat e reja, andaj këta djelmosha duhet ruajtur dhe punuar me ta për arritje edhe më të mëdha.
