Abdulla Hasani, 17 vjeçari që mahnit me talentin e tij

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Bardhi: Ëndërroj të luaj te Barcelona (VIDEO INTERVISTË)

Një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë, i cili po luan në La Liga të Spanjës me...

Shkupi është vatër e talenteve, tani më vite me radhë nga lagjet e ndryshme shqiptare, por edhe komunat që gravitojnë në qytetin e Shkupit ka një numër të madh të futbollistëve që nga dita në ditë po rriten në emra të mëdhenj të futbollit vendor, por edhe më gjerë.

Karrierën e një futbollisti që po dëshmohet sezon pas sezoni, po e dëshmon edhe 17 vjeçari Abdullah Hasani. Në fillim të shkurtit të këtij viti (09.02.2020), Hasani ka mbushur të 17-tat, por nëse shkruajmë për të arriturat e tija, kemi shumë për të shkruar.

Gjithçka kishte filluar me klubin e futbollit “Junior”, ku Abdullahu në moshën 10 vjeçare kishte filluar të punon nën urdhrat e trajnerit Gëzim Osmani, që më pas të merr ftesë nga klubi i Vardarit të Shkupit, për të parë talentin e tij.

Dhe gjithçka përfundon me një “PO” nga kuqezinjtë e Shkupit, të cilët nuhasin se Hasani ka një talent të veçantë. Dhe këtë e dëshmoi shumë shpejtë, pasi në sezonin e parë (2016/2017) që vesh fanellën e kësaj skuadre, Hasani shënon 10 gola dhe realizon edhe 12 asiste, ndërsa forma e tij në vitin pasardhës shkon në rritje duke shtuar 16 gola dhe tetë asistime. Dhe pikërisht në këtë sezon Hasani luante paralelisht me dy ekipe, atë të gjeneratës 2003 dhe 2004 dhe me të dy gjeneratat ekipet e tija u shpallën kampione. Të gjitha aksionet fillonin nga Hasani, i cili në këtë periudhë luante në pozitën e mesfushorit, ndërsa golat e tij ishin vendimtar në shumë takime.

Dhe pikërisht këtu qëndron mjeshtëria dhe talenti i Hasanit i cili luan mirë me të dy këmbët, ai është “violina” e ekipit, “motori” i mesfushës dhe “zemra” e sulmit, ndërsa shpesh herë arrin të jetë edhe “shtylla” e mbrojtjes.

Në sezonin 2018/19 Hasani vazhdoi me të njëjtin ritëm, duke tundur rrjetat e ekipeve kundërshtare ku shënoi 8 gola dhe kishte nëntë asiste, por një lëndim atë e largoi nga fusha për një muaj e gjysmë. Mirëpo gjithçka kaloi në mënyrën më të mirë, që talenti i ri i futbollit, shqiptari Abdullah Hasani edhe sezonin e ti 2019/20 ta fillojë ashtu siç është më së miri, duke shënuar vetëm në gjysmë sezonin vjeshtor 8 gola e plotësuar me gjashtë asiste.

Hasani tani më disa vite është pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë U16, duke regjistruar plot 14 paraqitje. Në paraqitjet ndërkombëtare me ekipin e tij Vardarin, në vitin 2018 Hasani ishte fitues i turneut në Bullgari duke u shpallur golashënuesi më i mirë në finale ku Vardari fitoi me golin a Abdullahut fiton me 1:0 dhe zgjidhet MVP  i finales.

Abdullah Hasani (3)

Ky talent edhe pse është i gjeneratës 2003, ai shpesh herë luan me ekipet e më të moshuarve, si me ata të vitit 2002 dhe 2001. Pozita natyrale e Abdullah Hasanit është sulmues i krahu të majtë, por në ekip trajnerët e tij e përdorin si “All Raund”, lojtar sipas nevojës, pasi adaptohet shpejt në çdo pozitë.

Familjarët e Abdullah Hasanit kanë thënë për Albsport.mk se kanë pasur disa oferta për transfer të fundit gjatë afatit kalimtar të janarit, nga një skuadër jashtë vendit tjetra në nga një klub i Ligës së Parë të Maqedonisë, por që për momentin nuk e kanë pranuar.

Abdullah Hasanit i mbetet për të vazhduar punën e tij dhe angazhimin maksimal, ndërsa sukseset e tija pritet që të vijnë së shpejti, pasi talenti dhe dëshira e tij është e madhe që të arrijë majat e futbollit evropian.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Inter arrin marrëveshje personale me lojtarin e Chelsea

Mediet e shumta në Itali raportojnë për një marrëveshje personale të arritur mes Interit dhe futbollistit...
- Marketing -

Setien i ka orët e numëruara, tre kandidatët për stolin e Barçës

Nuk ka më dilema, Quique Setien i ka orët e numëruara në stolin e Barcelonës. Humbja e thellë kundër...

Bayerni ja bën Barcës 8 me 2 (VIDEO)

Tërmet 8 ballë dhe turpërim në Lisbonë, atje ku Bayerni i ka dhënë një leksion të vërtet Barcelonës. Besojeni ose jo, por...

20 futbollistët më të paguar në Premierligë

Willian ka hyrë në mesin e 20 futbollistëve më të paguar në Premierligë. Pavarësisht se bëri një lëvizje në...

FORMACIONET ZYRTARE: Barcelona – Bayern Munich (FOTO)

Barcelona vs Bayern Munich, e zhvillojnë sonte ndeshjen e tyre gjysmëfinale, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Të dy ekipet, kanë publikuar...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -