Skuadra e Vardarit nga Shkupi kaloi në fazën tjetër të kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi ishte me më fat se ekipi i Vardarit nga Forina, pas gjuajtjeve më të mira të penalltive.
Por skuadra e Ligës së Dytë – Perëndim, u tregua se ishte konkurrent shumë i denjë dhe të kishte pak më shumë fat dhe koncentrik në gjuajtjet e penalltive, do të bënte sensacionin, duke eliminuar kampionin e shumë fishtë të Maqedonisë dhe fitues i disa titujve të Kupës.
Gjithsesi ai që la shënjë në këtë takim, padyshim që ishte shkupjani Emir Aliu, që po shkëlqen te Vardari i Forinës. Kur ekipi i tij po humbiste me dy gola diferencë deri në minutën e 56-të, Aliu doli në skenë në minutën e 72-të, së pari duke shënuar nga pika e bardhë, e vetëm dy minuta më vonë, në atë të 74-të, pas një krosimi nga këndi, shënoi me kokë për të barazuar shifrat në 2-2.
Nëntëdhjetë minutat e rregullta përfunduan me barazim 2:2, kështu që sipas rregullave, menjëherë kaluan në goditjet nga pika e bardhë, ku Aliu ishte përsëri i skaktë, por që Vardari i Forinës pësoi disfatë në ruletin e penalltive me 8-9.
Aliu ka komentuar për tre golat e shënuar ndaj Vardarit ku mes tjerash ka thënë: “Jam shumë i lumtur që arrita të shënoj 3 gola kundër ekipit të FK Vardar. Ekipi bëri gjithçka që ishte e mundur, por fati nuk ishte me ne! Vazhdojmë edhe më të fortë!”, ka thënë Aliu.