Arsenali ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi duke mposhtur Newcastle Unitedin.
“Topçinjtë” dominuan nga minuta e parë dhe me plotë meritë fituan me rezultat 3 – 0.
Pjesa e parë ishte mjaftë interesante, por asnjëra skuadër nuk ia doli të ‘tund’ portën kundërshtare.
Kështu që dy skuadrat shkuan në pushime me rezultatin e njëjtë si nisi ndeshja.
Gjatë pjesës së dytë, ishte Aubameyang që pas asistimit të Partey zhbllokoi shifrat (51′).
Për golin e dytë u përkujdes Saka që pranoi gol të bukur nga Rowe Smith (61′), derisa për të vulosur fitoren shënoi prapë Aubameyang (77′).
Me këtë fitore, Arsenali ngritët në pozitën e 10-të me 27 pikë, derisa Neëcastle United renditët në vendin e 15-të me 19 sosh.
loading...