Kampioni vjeshtor i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, përforcohet me një futbollist cilësorë dhe me synime që të fitojnë titullin!
Tetovarët zyrtarizojnë përforcimin e ri. Shkëndija është në vend të parë me 39 pikë, ka gjashtë më shumë se pozita e dytë, Shkupi.
“Sulmuesi 22 vjeçarë bashkohet me kuqezinjtë dhe menjëherë fillon punën me grupin.
KF Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me Rubin Hebajn. Palët
kanë gjetur akordin dhe është firmosur kontratë për 2.5 vite.
I lindur më 30 korrik të vitit 1998 në Shkodër, sulmuesi kontratën e parë profesionale e firmosi në vitin 2015 me skuadrën e qytetit të tij, Vllazninë, për të kaluar dy vite më vonë (2017) në Slloveni te NK Domzale. Në sezonin 2018/2019 sllovenët e huazuan te Partizani i Tiranës ku me 4 gola ndimoi skuadrën të fitonte titullin e kampionit në Shqipëri, ndërsa menjëherë pas kësaj pasoi kalim nga Domzale te Vorskla në Premier Ligën e Ukrainës