Bushi, goleadori i ri i FC Shkupi

0
75

Futbolli vazhdon të mbetet një nga sportet më të popullarizuara jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë. Pothuajse nuk ka lagje apo vend që të rinjtë nuk luajnë futboll, kemi shumë shkolla të futbollit që po mundohen që përveç garimit në kampionatet përkatëse, të nxjerrin edhe talente të reja.

Por kjo nuk është aspak e vështirë nëse flasim për ekipin e FC Shkupit, që tani më vite me radhë është akademi e futbollit nga e cila dalin talente të reja dhe futbollistë premtues jo vetëm për klubin, por edhe për skuadra të ndryshme që më pas do ti dëshironin ti kenë në radhët e veta.
Një prej tyre është në rrugë të mbarë që të arrijë drejt majave të futbollit, e ai është Jahi Bushi, që po luan me shumë sukses me juniorët e Shkupit. Bushi që karrierën e tij e nisi tek moshat e reja që nga viti 2014, duke bërë dhe hapat e para nën urdhrat e trajnerit Jeton Musliu, ndërsa tani këtë sezon ekipi udhëhiqet nga trajneri Enes Qaili.
Ky është një sezon mjaft i mirë si për ekipin e Shkupit (juniorët), njëjtë edhe për Bushin i cili në 14 ndeshjet e gjysmësezonit është golashënuesi më i mirë me 10 sosh të shënuar.

“Kam punuar me shumë seriozitet gjatë gjithë kohës, dhe jo vetëm kaq, pasi që nga viti në vit jam munduar që të përmirësoj të gjitha mangësitë që kam pasur. Sigurisht që falënderoj trajnerët për durimin dhe shansin që më kanë dhënë të dëshmohem, por njëkohësisht edhe familjes për gjithë përkrahjen. Unë nuk do të ndalem këtu, pasi që më presin sfida të mëdha dhe dëshiroj që me sukses ti kaloj ato. Dëshiroj që sa më shpejt të jem konkurrent për ekipin e seniorëve, pasi që fanella e Shkupit është ajo që shumë kush do e ëndërronte ta mbante në trup dhe të luante për këtë emblemë, ndërsa mua më duhet vetëm me punë dhe të jem me më të mirët”, ka thënë Bushi.

Skuadra e FC Shkupit tani më vite me radhë ka nxjerrë talente të mëdha, ndërsa se fundi do përmendim emrat si Hamza Rramani, Suhel Muharemi, Besir Ramadani, Musli Lika e shumë të tjerë.

loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu