Dashuria për të mbledhur objekte të lidhura me yjet e mëdhenj të botës së sportit mund të bëjë që tifozët më të flaktë të jenë të gatshëm të mbledhin shuma vërtet të tepruara parash. Dhe kur bëhet fjalë për legjendat e basketbollit, nuk ka asnjë më të madh se Michael Jordan.
Këpucët e popullarizuara nga lojtari i Chicago Bulls gjatë karrierës së tij profesionale, Air Jordan të dizenjuar nga Nike, të bëra ekskluzivisht për të dhe më vonë të tregtuara me sukses të jashtëzakonshëm, janë shumë të lakmuara për çdo adhurues të basketbollit.
Modelet që veshi vetë Jordan janë nxjerrë në ankand gjatë viteve për shuma stratosferike, por të fundit kanë thyer rekorde. Portali eBay nxorri në shitje një palë atlete të para që ylli përdori në NBA. Këto janë atlete origjinale në të kuqe dhe të bardhë, të cilat shoqërohen nga dy palë lidhëse bardh e zi. Këpucët e papërdorura shfaqin gjithashtu një detaj tjetër domethënës: firmën e Jordan.

E gjithë kjo shpjegon çmimin shumë të lartë për të cilin artikulli ofrohet: asgjë më shumë dhe asgjë më pak se 1.000.000 dollarë. Sigurisht, është një sasi mjaft e paarritshme nga e zakonshmja e njerëzve. Por nuk ka dyshim që këpucët përfundimisht do të shiten. Vitin e kaluar, një palë tjetër e ‘Air Jordan 1’ të vitit 1985 u shitën për 560,000 dollarë.