Dembo i Shkupit , mund të luajë përballë Aubameyangut të Arsenalit

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Khabib Nurmagomedov pensionohet nga UFC, i premtova nënës dhe premtimin nuk e thej

Pas fitores ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov i ka dhënë fund karrierës së tij.

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

Video e Mike Tysonit duke falur namaz është bërë virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Tyson që së...

Paraqitjet e mira të këtij sezoni të sulmuesit nga Gambia Dembo Darboe me skuadrën e FC Shkupi, kanë bërë që ai të merr ftesë për kombëtaren e tij të Gambias, për dy ndeshjet mjaft të rëndësishme të kualifikimeve të Kupës së Kombeve të Afrikës, kur do të luajnë ndaj Gabonit me 12 dhe 16 nëntor.

Dembo në këtë sezon kishte një fillim të mrekullueshëm me ekipin bardhekaltër, duke shënuar plot 10 gola në kampionat, ndërsa ka shtuar edhe nga një në kualifikimet në Ligën e Evropës dhe Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Vet sulmuesi 22 vjeçar, ka folur për faqen zyrtare të Shkupit, për ndjenjën që është ftuar për herë të parë që të luajë në reprezentacionin e kombëtares së tij.

“Është një ndjenjë e mirë që të përfaqësosh shtetin tënd, çdo futbollist ëndërron që të përfaqësojë kombin e tij dhe të jep maksimumin për suksese. Do të kisha falënderuar të gjithë bashkë lojtarët e mi, trajnerët dhe stafin për mbështetjen e tyre të madhe, pasi pa ta unë nuk do të arrija që të jem këtu ku jam. Por kur të kthehem, do të vazhdoj të punoj edhe më fortë që të vazhdojmë punën ku e kemi lënë dhe të arrijmë atë që dëshirojmë këtë sezon”, ka thënë Dembo.

Kujtojmë se Gambia garon në Grupi D, ku bëjnë pjesë edhe Angola, Kongo dhe Gaboni, ndërsa në pozitën e parë janë Gambia dhe Gaboni me pikë të barabarta.

Te kombëtarja e Gabonit lojtari më i famshëm është ai i Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang, vlera e të cilit është 50 milion euro, ndërsa Musa Barrow që luan me Bolonjën në Seria A është më i famshmi te Gambia dhe vlera e tij është 18 milion euro.

Dembo sot ka udhëtuar për në vendlindje për tu bashkuar me kombëtaren, ndërsa në këto dy duele mundë të ketë dhe debutimin e tij dhe të luajë ndaj Aubameyangit.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Fitojnë Roma dhe Tottenhami (VIDEO)

Roma dhe Tottenhami kanë regjistruar fitore të rëndësishme, në kuadër të xhiros së katërt të grupeve në...
- Marketing -

E BUJSHME: Zbulohen fjalët që Vidal ia tha arbitrit

Gjyqtari anglez, Anthony Taylor, ka qenë i pamëshirshëm me futbollistin kilian të Interit, Arturo Vidal, të cilin e ka përjashtuar ...

Goli që sapo e ka shënuar Winks për Tottenhamin është absolutisht drithërues nga 45 metra (VIDEO)

Tottenhami ka shënuar edhe golin e tretë kundër Ludogoretsit, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Harry Winks ka...

Ademi nuk ndalet, asiston edhe në golin e fitores kundër Wolfsberger

Ademi fantastik sonte me Dinamo Zagrebin, dhuroi dy asistet të bukura Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Wolfsberger dhe Dinamo...

E FUNDIT: Mesfushori i Barcelonës rikthehet nga lëndimi

Sergio Busquets është rikthyer në stërvitje pas lëndimit që e la jashtë fushave të gjelbra për më shumë se një javë.
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -