Dënim me vdekje për mundësin kampion, Trump: Mos e ekzekutoni!

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Khabib Nurmagomedov pensionohet nga UFC, i premtova nënës dhe premtimin nuk e thej

Pas fitores ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov i ka dhënë fund karrierës së tij.

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

Video e Mike Tysonit duke falur namaz është bërë virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Tyson që së...

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit që të shfuqizojë dënimin me vdekje të dhënë për një mundës kampion, i cili mori pjesë në protesta dy vjet më parë.

“Për udhëheqësit e Iranit, unë do të vlerësoja shumë nëse ju do të kurseni jetën e këtij të riu dhe nuk do ta ekzekutoni atë,” shkroi Trump në Twitter.

Navid Afkari, 27 vjeç, u dënua me dy dënime me vdekje për vrasjen e një roje sigurie gjatë protestave në Shiraz. Por ka shqetësime se rrëfimi i tij ishte nxjerrë nën tortura, raporton BBC.

Vëllezërit e tij Vahid dhe Habib u dënuan me 54 dhe 27 vjet burg në të njëjtën çështje, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut në Iran.

Duke cituar një raport të Fox News, Trump tha se veprimi i mundësit i vetëm ishte një demonstratë anti-qeveritare në rrugë”. Më parë gjatë ditës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Morgan Ortegus shkroi në Twitter: “Ne i bashkohemi botës me zemërim për dënimin me vdekje nga regjimi iranian për Navid Afkari, i cili u torturua duke dhënë një rrëfim të rremë pasi mori pjesë në protesta paqësore në 2018.”

“Regjimi gjithashtu torturoi dy vëllezërit e tij dhe i dënoi me dekada burg. Lërini ata të lirë”. Një numër figurash dhe aktivistësh ndërkombëtarë të mundjes gjithashtu kanë bërë thirrje për lirimin e vëllezërve dhe nënshkruan një peticion me mbi 10 000 firma që bën thirrje për shpëtimin e jetës së Afkarit.

Një agjenci e lajmeve e lidhur me televizionin shtetëror iranian konfirmoi të enjten se Navid Afkari ishte dënuar me vdekje. Por në një regjistrim audio të dalë nga burgu ku ai po mbahet, Afkari tha se ishte torturuar. Nëna e tij, ndërkohë, ka thënë se djemtë e saj u detyruan të dëshmonin kundër njëri-tjetrit nën tortura.

Avokati i vëllezërve, Hassan Younesi, tha në Twitter se në kundërshtim me raportet iraniane të lajmeve, nuk kishte asnjë video të momentit të vrasjes së rojes së sigurisë. Ai shtoi se pamjet e përdorura si prova në çështje ishin marrë një orë para se të ndodhte krimi.

Në vitin 2018, protestuesit në qytete anembanë Iranit dolën në rrugë për shkak të vështirësive ekonomike dhe shtypjes politike. Demonstrata të mëtejshme u zhvilluan në fund të vitit të kaluar në një protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

“Krejt po dalin”/ Real Madridi shumë shpejtë do të mbetet edhe pa një tjetër super lojtar

Skuadra e Real Madridit është duke u përballur me largim të futbollistëve të rëndësishëm nga ekipi këtë...
- Marketing -

SHKUPI EVROPIAN vazhdon në rrethin e dytë

Pas eliminit të Sileksit dhe Struga Trim Lum skuadra e FC Shkupit është përafqësuesi i vetëm nga Maqedonia që tejkaloi raundin e...

E BUJSHME!Roma ia bën dhuratë Mourinhos super lojtarin

Konfirmohet blerja e re e Romës. Skuadra e Romës ka arritur një tjetër blerje këtë verë.

Gjiganti i Premier Ligës ofron 70 milionë euro për Barellan

Kampion i Italisë me Interin dhe kampion Evrope me Italinë. Të gjithë të çmendur për Nicolo Barella. Prej disa...

Italia vijon të mrekullojë, shifra dhe rekorde të pabesueshme, spikat mbajtja e topit

Italianët po përjetojnë një histori të bukur, që shumë pak veta e imagjinonin ndërsa mediat prodhojnë lajme pafund mbi përfaqësuesen “azzurre” dhe...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -