Dortmundi ka mposhtur 1-3 Leipzigun, në kryesfidën e javës së 15-të të Bundesligës gjermane.
Skuadra nga Dortmundi ka triumfuar ndaj një rivali direkt siç është Leipzig, me anë të një dopiete të bomberit norvegjez Erling Haaland dhe golit të Jadon Sancho-s, të gjitha të realizuara në fraksionin e dytë të lojës, respektivisht në minutën e 55-të, 71-të dhe 84-të. Ndërsa për skuadrën vendase shënoi Sorloth në minutën e 90-të.
Me këtë sukses Dortmundi ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Leipzig renditet në vendin e dytë me 31 pikë të grumbulluara.
loading...