Dramë me Taulant Seferin, Partizani po e “rrëmben” nga Tirana

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Khabib Nurmagomedov pensionohet nga UFC, i premtova nënës dhe premtimin nuk e thej

Pas fitores ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov i ka dhënë fund karrierës së tij.

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

Video e Mike Tysonit duke falur namaz është bërë virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Tyson që së...

Partizani pranë Taulant Seferit. Të kuqtë tashmë me dritën jeshile për të kryer lëvizje, kërkojnë të përfitojnë menjëherë nga bllokimi i merkatos së Tiranës duke u rrëmbyer bardhebluve një futbollist me të cilin drejtuesit e kampionëve ishin dakordësuar madje duke e publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit.

SuperSport mëson nga burime pranë lojtarit se kontaktet mes Partizanit dhe përfaqësuesit të futbollistit kanë nisur, madje ka patur bisedime edhe mes klubit të Young Boys, që zotëron kartonin e 24-vjeçarit dhe drejtuesve të 16 herë kampionëve të Shqipërisë.

Formula që punohet është e njëjta si në rastin e transferimit të munguar tek Tirana, më konkretisht huazim deri në fund të sezonit, teksa pagesa mund të ndahet mes klubit zviceran dhe atij shqiptar. Në verë përfundon edhe kontrata e Seferit me Young Boys dhe nëse palët gjejnë akordin, atëherë nuk përjashtohet edhe nënshkrimi përfundimtar me të kuqtë në merkaton verës, por kjo do të varej nga pjesëmarrja apo jo në Europë e “demave”.

Futbollisti i kombëtares shqiptare është në kërkim të minutave duke qënë se këtë sezon nuk është aktivizuar për asnjë sekondë në ndeshje zyrtare me Young Boys dhe Shqipëria duket se është destinacioni i preferuar i djaloshit nga Kumanova, pavarësisht se interes për të ka shfaqur edhe Shkëndija e Tetovës.

Për momentin pranë tij ndodhet pikërisht Partizani që me rihapjen e merkatos ka siguruar shërbimet e Stenio Junior. Ish lojtari i Shkëndijës së Tetovës pritet t’u bashkohet “të kuqve” ditën e hënë, për të nisur stërvitjen nën urdhrat e Ilir Dajës.

- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

BOMBË! Sapo erdhi te Manchester United, Donny Van de Beek i befason të gjithë me skuadrën e re?

Donny Van de Beek u afrua me shumë bujë në afatin kalimtar të verës nga Manchester United.
- Marketing -

Pas largimit të Jovicit, Zidane merr vendimin e madh dhe të papritur…

Zinedine Zidane e ka bllokuar largimin e këtij lojtari. Martin Odegaard mund të jetë zgjidhja e gjashtë për mesfushën...

Buzëqeshin Pirlo e Juve, marrin lajmin fantastik para super derbit të Italisë

Andrea Pirlo mund të jetë i lumtur me lajmet e fundit të stafit mjekësor të Juventus. Juventus do të...

BOOOOM SHPËRTHEN BOMBA! Tani më ska dilema, Ronaldo do ta djersë vetëm këtë fanellë

Ronaldo i hapur për rinovimin me Juventusin deri në vitin 2023. Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është i hapur që të rinovojë kontratën deri në...

Bellasica ia rrëmben Vardarit talentin shqiptar

Ka vazhduar trendi i largimeve nga KF Vardar. Në fakt nga klubi nuk po largohen vetëm lojtarët titullarë, por njëkohësisht edhe lojtarët nga akademia. Së...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -