Pas vetëm dy javë të luajtura në kampionatin e Ligës së Dytë Perëndim të Maqedonisë së Veriut, “bie koka” e parë e një trajneri. Nga dje në solin e Dritës së Bogovinës nuk është më trajneri Ardian Imeri., ndërsa timonin e kuqezinjve do ta merr trajneri Jane Nikolloski.
Nikollovski më parë ka udhëhequr me ekipe nga Liga e Parë si Pobeda, Horizont Turnova, ndërsa një kohë ishte edhe në gurbet te Aris Limassol, ndërsa tani ai po fillon një projekt të ri me Ligën e Dytë.
Pas du ndeshjeve të zhvilluara skuadra e Dritës ka vetëm një pikë, ndërsa humbja 2-1 nga Kadino është arsyeja për ndryshimin e trajnerit. Drita ka një ekip me përvojë këtë sezon, ku vlen të përmendim emrat si Rexhepi, Alili, Nuredini, Baldovaliev dhe Lika dhe sigurisht që kjo skuadër ende nuk e ka thënë fjalën e fundit këtë sezon. Nikolloski do të bëjë debutimin e tij në stolin e Ditës pas dy javëve, kur në Bogovinë do të jetë nikoqire e Ohrit.