Java e 25-të e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka sjellë rezultate pothuajse të pritura, në përjashtim të atij në duelin Shkupi – Renova që u mbyll me fitoren e skuadrës tetovare 1-2.
Por kjo ka bërë që te Shkupi të jenë shumë të dëshpëruar, pasi që me këtë edhe u humb gara për titull, kur kanë mbetur edhe tetë javë deri në fund, ndërsa Shkëndija është në +10 pikë.
Sipas burimeve të Albsport.mk, kuptojmë se pritet që të largohet trajneri Hasan OZer, i cili u soll si zëvendësim i Muharem Bajramit dhe ambiciet e klubit ishin të shpallej kampion.
Edhe përkundër këtij ndryshimi dhe përforcimeve të shumta që u sollën në klub, Shkupi nuk arriti që të bajt hapin me konkurrentin kryesorë, Shkëndijën dhe tani diferenca mundë të themi se është e pakapshme.
Pritet që së shpejti të mësohet, nëse do të ketë zyrtarizim të këtij informacioni nga vet klubi bardhekaltër.