Elezi shkëlqeu në fitoren ndaj Partizanit

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Për duelin me Kosovën, bëhen bashkë të gjitha tifo grupet Maqedonase

Sot në Tetovë u mbajt një takim i pothuajse të gjitha tifo grupeve maqedonase, në të cilën...

Rifillimi i sezonit në superligën shqiptare, mbrëmë solli një super duel, ku u takuan Partizani dhe Skënderbeu, ndërsa dy ekipet dhuruan shumë spektakël dhe gola, pasi dy skuadrat e dëshironin shumë fitoren

Njëkohësisht ky ishte edhe një duel i dy futbollistëve shkupjan, Besnik Feratit të Partizanit dhe Agon Elezit të Skënderbeut, që më parë të dy këta futbollistë kanë bartur në trup fanellën e FC Shkupit.

Në fund ishte Skënderbeu i Elezit që me rezultat 1-2 mori tri pikë për të vazhduar ëndrrën evropiane, edhe pse skuadra e tyre edhe më tej vuan dënimin nga UEFA për paraqitje në arenën ndërkombëtare.

Por para se gjithash çunat vazhdojnë të luajnë mirë, ndërsa edhe pse Elezi nuk shënoi gol, ishte edhe në këtë ndeshje mjaft vendimtar dhe kishte kontribut të madh në fitoren ndaj ish-kampionit, duke i dhënë disfatën e dytë në këtë vit, pasi me 21 janar e kishte fituar rezultatin 3-2.

I kontaktuar nga gazetari ynë, Elezi për Albsport.mk ka thënë se mezi se ka pritur rikthimin pas kësaj pauze gati tre mujore.

“E kemi prit me padurim rikthimin e kampionatit dhe falë Zotit u rikthyem me fitore në një transfertë mjaft të vështirë siç është ajo e Partizanit. Kemi punuar shumë gjatë këtyre tri javëve dhe gjithmonë ishim të bindur se kemi fuqi dhe kualitetit ta fitonim këtë ndeshje. Besoj se kemi treguar karakter dhe personalitet shumë të mirë në këtë ndeshje, ndërsa, fitoren ia dedikojmë të ndjerit Dorian Tahirllari, i cili fatkeqësisht e humbi jetën në një moshë shumë të re”, ka thënë për Albsport.mk, Agon Elezi, i cili më tej shtoi se kalendari është shumë i ngjeshur dhe nuk kanë kohë për festë.

“Nuk kemi kohë të festojmë, pasi siç e dimë kalendari është shumë i ngjeshur dhe na presin ndeshje akoma më të rëndësishme ditëve në vijim. Të rikuperohemi në mënyrë sa më të mirë dhe të bëhemi gati për Flamurtarin”, ka shtuar shkupjani nëntëmbëdhjetë vjeçar, i cili ka folur edhe për objektivat e klubit.

“Klubi ynë ka objektivat e veta dhe ne bëjmë maksimumin t’i arrijmë ato, por njëkohësisht luajmë edhe për kredite personale”, është shprehur për Albsport.mk, Elezi.

Të përkujtojmë se KF Skënderbeu pas kësaj fitore është ngjitur në pozitën e tretë me 44 pikë, vetëm tri më pak se Kukësi i pozitës së dytë.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Pesë ekipet ku mundë të transferohet Messi, ja kush është më afër tij!?

Ylli argjentinas ende nuk ka vazhduar kontratën me Barcelonën, dhe në verën e vitit 2021 do të...
- Marketing -

Renova prezantoi Jasharoskin

Skuadra e Renovës sot ka zyrtarizuar transferimin e ri, sulmuesin Alen Jasharoski. Sulmuesi Jasharoski do të jetë një përforcim i madh për...

Humbje e madhe për Khabib Nurgamedov, i vdes babai

Babai i Habib Nurmagomedovit, 57 vjeçari Abdullmanap Nurmagomedov, sot ndrroi jetë , duke humbur luftën me koronavirusin në spitalin në Moskë. Abdullmanap,...

Shqiptari “Mbret” i merkatos, Sane e Pjanic drekojn me te (FOTO)

Quhet Fali Ramadani, ka lindur në vitin 1969 në Tetovë të Maqedonisë së Veriut nga prindër shqiptarë, jeton në Berlin të Gjermanisë...

Sane flet për herë të parë si bavarez: Objektivi është Championsi…

Leroy Sane ka folur për herë të parë si futbollist i Bayern Munchen. Bavarezët zyrtarizuan transferimin e Sanes nga...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -