Futbolli kosovar rrezikon të rrëzohet

Më të lexuarat

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Për duelin me Kosovën, bëhen bashkë të gjitha tifo grupet Maqedonase

Sot në Tetovë u mbajt një takim i pothuajse të gjitha tifo grupeve maqedonase, në të cilën...

Abdulla Hasani, 17 vjeçari që mahnit me talentin e tij

Shkupi është vatër e talenteve, tani më vite me radhë nga lagjet e ndryshme shqiptare, por edhe...

Paqëndrueshmëria financiare e shkaktuar nga ardhja e beftë e pandemisë COVID-19, do  të ndikojë që futbolli kosovar të kthehet shumë prapa në kohë, e ku me shumë gjasa do të kemi shuarje të klubeve dhe shumë futbollist do të mbesin pa skuadra.

Stabiliteti financiar është kyç në mbijetesën e futbollit. Kemi mjaftë shembuj nga e kaluara, ku ka pasur shuarje të klubeve dhe kriza financiare edhe pse situata nuk ka qenë e rëndë në të gjithë vendin. Megjithëse sektoret e tjerë jo gjithnjë kanë vuajtur nga jostabiliteti financiar, mungesa e investimit të duhur në futbollin kosovar ka çuar shpesh në shuarjen e skuadrave të tëra, e lëre më tash kur të gjithë sektoret parashihet të preken thelbësisht nga ngadalësimi ekonomik për shkak të ndalesës së punës ndaj pothuajse të gjitha bizneseve.

Nëse kthehemi mbrapa në kohë, mund të shohim se mungesa e parave ka qenë shkaktar i pezullimit të lojrave nga skuadrat e futbollit, siç është Vëllaznimi i Gjakovës, ku futbollistët kishin bojkotuar ndeshjet shkaku i mospagesës dhe mungesa e kontratave.

E që nga vitet e kaluara e deri më tani futbolli vendor ka vazhduar të ketë paqëndrueshmëri financiare, mirëpo kohëve të fundit pati një shpresë që kjo situatë do të ndryshojë deri sa u shfaqë tragjedia për këtë sport, në formën e një virusi.

Një nga arsyet se përse klubet futbollistike kosovare gjenden shpesh në krizë financiare është se edhe punohet ‘sot për nesër’, kurse tani kriza financiare e shkaktuar nga pandemia do të ndikojë që të zbehet kampionati kosovar.

Shembull e kemi Hysin, Hajvalinë dhe disa klube të tjera, të cilat janë shuar për shkak të mosplanifikimit të mirë të projektit.

E krizës së klubeve më së shumti po ia shohin sherrin futbollistët, pasi mundi i tyre nuk po shpaguhet.

Kurse futbollistët vendor zgjidhje po e shohin largimin nga vendi dhe gjetja e një skuadre jashtë Kosovës.

E tragjedia e cila do të shfaqet do të ndikojë që shpresat të cilat ishin rritur që të kemi një futboll cilësor vendor, të vdesin dhe të kaloj prap një kohë e gjatë që ato të ringjallen.

Një zgjidhje ideale do të ishte ndarja e një buxheti të veçantë për klubet e futbollit të cilat do ta kenë të pamundur ekzistimin pas krizës së thellë që mund të futen dhe ligji për sponsorizime.

Duke i marrë parasysh projeksionet e ekspertëve për kolapsin e mundshëm ekonomik në Kosovë dhe duke theksuar se sektori i futbollit shpesh është ‘bira e fundit e kavallit’ në prioritetet e qeverisë, mund të projektojmë edhe fatin që do ta ketë ky sektor, ku secili do të ngutet t’i stimulojë segmentet më të rëndësishme të ekonomisë duke e lënë pas atë të futbollit.

Duke i marrë parasysh tërë këta faktor, mund të themi se çështja e përmisimit të futbollit vendor është ëndërr e pamundur.

- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Asani për Feratin: Ti e meriton numrin 10 te Partizani

Partizani u mposht mbrëmjen e djeshme nga Skënderbeu me rezultatin 1-2 në ndeshjen e vlefshme për...
- Marketing -

Vardari i Forinës prezantoi stafin e ri të trajnerëve

Vetëm disa ditë pasi që KF Vardari Forinë ka bërë të ditur se kishte ndërprerë bashkëpunimin me stafin teknik, Gajur Rexhepi dhe...

Emrat e ekipeve nga Maqedonia në garat e UEFA-s

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë të mbajtur në një konferencë online, duke marrë parasysh...

Ndërpritet kampionati në Maqedoni pa kampion, për ekipet në garat e UEFA-s, vendoset javën e ardhëshme

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë të mbajtur në një konferencë online, duke marrë parasysh...

Faqja zyrtare e La Ligës “promovon” Januzajn

Faqja zyrtare e La Ligës në Instagram ka publikuar një fotografi të futbollistit kosovar Adnan Januzajt i cili është pjesë e...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -