HISTORIKE/ Struga bëhet skuadra e njëmbëdhjetë shqiptare që siguron daljen në Evropë

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Khabib Nurmagomedov pensionohet nga UFC, i premtova nënës dhe premtimin nuk e thej

Pas fitores ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov i ka dhënë fund karrierës së tij.

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

Video e Mike Tysonit duke falur namaz është bërë virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Tyson që së...

Fitorja e së dielës e Struga Trim Lum në udhëtim ndaj Sileksit ka bërë që të thyhet rekordi për numrin e skuadrave shqiptare në gara evropiane.

Në edicionin 2021/22 do të jenë plot 11 skuadra shqiptare në kupa evropiane. Në edicionin aktual, 2020/2021, ishin dhjetë skuadra.

Shqipëria do t’i ketë katër skuadra në gara evropiane, një në Champions e tri në Ligën e Konferencës, garë e re e UEFA-s që është niveli i tretë. Kosova i ka tri skuadra. Prishtina do të jetë në kualifikimet e Championsit, ndërsa Llapi dhe Drita apo Ballkani, në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Llapi ka fituar Kupën, ndërsa xhiroja e fundit do të vendos nëse Drita apo Ballkani do të jenë nënkampion.

Prej Maqedonisë së Veriut, në kualifikimet e Championsit do të jetë Shkëndija e Tetovës, ndërsa Shkupi e Struga Trim Lum do të garojnë në verë në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Në Ligën e Konferencës prej Malit të Zi do të garojë Deçiqi i Tuzit.

Është ky një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrat shqiptare në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi. Struga e Deçiqi debutojnë në gara kontinentale dhe do ta mbushin “kuletën” me para.

Fitoren vendimtare, Struga e mori të dielën në Kratovë ndaj Sileksit. Ndonëse luajti me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 28-të, Struga ia doli të fitoi 1:0. Sulmuesi Marjan Altiparmakovski u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Strugës i është dashur fitorja për të siguruar Evropën. Atë e ka arritur falë golit të Abdulhadi Jahjës në minutën e 67-të. Struga përfundoi e treta me 57 pikë. Shkupi përfundon i dyti me 59 pikë, ndërsa Shkëndija që më herët siguroi titullin, ka 75 pikë.

Në elitën e Maqedonisë së Veriut luan edhe Renova. Ajo do të paraqitet në barazh.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

U munduan ta ngushëllojnë gruan e Eriksenit pas kolapsit, UEFA dënon brutalisht dy yjet danezë

Sipas raportimeve të fundit lojtarët të cilët përqafuan gruan e Eriksenit, do të pezullohen nga turniri.
- Marketing -

Moti i ligë shtyn stërvitjet e Maqedonisë

Moti i ligë që kaploi kryeqendrën e Rumanisë, nuk lejoi që futbollistët e Austrisë të zhvillojnë stërvitjet e fundit para përballjes me...

Eriksen përloti botën e futbollit në EURO 2020, ndërpritet ndeshja ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës

Futbollisti i Përfaqësueses së Danimarkës dhe ekipit të Interit, Eriksen, në ndeshjen ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës, përloti futbollistët e të...

E BUJSHME/ Juventusi mbetet me “gishta në gojë”, Koeman i rrëmben sulmuesin, edhe atë falas

Barcelona përfundimisht po mbyll marrëveshjen me Memphis Depay, sulmuesin hollandez, që ikën falas nga Lyon. Aktualisht është i zënë me...

BOMBË! Te Barça apo te Juventusi? Vendosët e ardhmja e Depay, nga sezoni i ardhshëm e vesh këtë fanellë

Memphis Depay do të jetë lojtar i Barcelonës. Sipas “Mundodeportivo”, Barcelona është afër ta kompletojë transferimin e Memphis Depay.
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -