“Humbjen ndaj Tiranës e shoh prej gjashtë muajsh në ëndërr”/ Duro: Ngo e tërhiqte ekipin para

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

Video e Mike Tysonit duke falur namaz është bërë virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Tyson që së...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Shpëtim Duro drejtoi për disa muaj skuadrën e Kukësit dhe ishte vazhdimisht në garë për titullin kampion. Megjithatë, Tirana mori një vrull të jashtëzakonshëm pas muajit nëntor me ardhjen e Egbo në stol dhe arriti të kthejë në “viktimë” edhe skuadrën e Duros, duke e mundur 2-1 me përmbysje në “Air Albania”, pas një ndeshje spektakolare dhe e kaluar në renditje. Pikërisht këtë sfidë e kujton ende me shumë qartësi Duro, i cili në “Pressing” tregon kontributin e Ngo në atë ndeshje dhe faktin se ka gjashtë muaj që e sheh në ëndërr atë humbje.

“E kam pasur Tiranën kundërshtare. Mbaj mend ndeshjen e fundit që na mundën, ishte ndeshje kryesore dhe e përmbysi. Nëse nuk fitonte, nuk merrte kampionat. Bravo u qoftë. Normal që nuk e harroj, pasi aty luhej kampionati. Gjashtë muaj në ëndërr e shoh. Ngo nuk luante titullar, pasi ishte i sëmurë. Luajti Muçi dhe nuk është se bëri gjë. Kur luajti Ngo e tërhoqi skuadrën dhe i dha ritëm tjetër. Nuk duhen mohuar vlerat e tij në këto dy vite, por jam dakord që nuk ka të pazëvendësueshëm.

Më pas Duro flet edhe për shanset që Kukësi ka për titullin kampion. Kukësi nuk fiton titull pa tifozë, po luajti sërish jashtë. Kam luajtur në Lushnjë, Shkodër, Elbasan si pritës. Albani (Bushi) më ngacmon për atë ndeshjen që humba me Tiranën. Luanim si pritës dhe në ‘Air Albania’ ishin 70 për qind të stadiumit. Ishte humbja e parë pas 15 vitesh me Tiranën. Më dogji. Nuk pamë klasifikimin”, u shpreh ish-trajneri i Kukësit. 

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Umit Karan përsëri në pankinën e Shkupit!

Pas mëngjesit të vrullshëm në zyrat e FC Shkupit, me largimin e papritur të Muharem Bajramit, tani...
- Marketing -

Shvercerat: Nuk njohim trajner tjetër përveç Mukit (VIDEO)

Pak orë pas lajmit që Muharem Bajrami nuk është trajner i FC Shkupit ka pasur shumë reagime, si nga futbollist dhe figura...

Shkupi largoi trajnerin Bajrami

Pas disfatës së djeshme të skuadrës së Shkupit nga Struga T&L, klubi nga Çairi ka vendosur që të largojë nga posti i...

ZYRTARE/ Candreva largohet nga Interi, mbetet po në Serie A

Antonio Candreva është futbollisti më i ri i klubit të Sampdorias. 33-vjçari italian në sezonin e ri do të luajë nën fanellën e klubit të Sampdorias.

Menaxheri shqiptar në bisedime me Juventusin për një futbollist

Kampioni në fuqi i Italisë, skuadra e Juventusit është e interesuar që ti sigurijë shërbimet e sulmuesit të talentuar italian, Federico Chiesa,...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -