Kampionati fillon me 13 qershor, klubet votuan për mënyrën e vazhdimit

Më të lexuarat

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Për duelin me Kosovën, bëhen bashkë të gjitha tifo grupet Maqedonase

Sot në Tetovë u mbajt një takim i pothuajse të gjitha tifo grupeve maqedonase, në të cilën...

Abdulla Hasani, 17 vjeçari që mahnit me talentin e tij

Shkupi është vatër e talenteve, tani më vite me radhë nga lagjet e ndryshme shqiptare, por edhe...

Për herë të dytë në vetëm pak ditë, Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) mblodhi anëtarët e ekipeve të Ligës së Parë. Pasi takimi i parë ishte më informues dhe klubet u njohën me situatën e krijuar nga kriza e virusit korona.

Sot klubet kanë marrë rekomandimet nga Dr. Zharko Karaxhovski, përfaqësues nga Ministria për shëndetësi, i cili ka dhënë edhe njëherë njoftimet se kampionati mundë të zhvillohet, por klubet paraprakisht duhet të plotësojnë një numër të madh të kushteve.

Të gjitha klubet edhe një herë kanë votuar për propozimet që ishin përmendur edhe në takimin e parë, që kampionati të vazhdojë me “Play-Off” dhe “Play Out” dhe të luhet ndeshjet e kupës, por asnjë ekip të mos largohet nga kategoria. Propozimi i dytë të vazhdohet kampionati në mënyrë të rregullt dhe propozimi i tretë që kampionati të përfundojë kështu siç është.

Ekzistojnë tre skenarë:

  1. Të luhen 4 xhiro të mbetura të raundit të tretë dhe më pas të kalohet në “Play-Off”. Gjashtë skuadrat e para në tabelë do të luanin në “Play-Off”, për titullin dhe do të luheshin pesë xhiro. Katër skuadrat e dyta do të luanin tre xhiro. Në këtë skenar, është planifikuar që dy ekipet e fundit nga tabela të eliminohen dhe do të luhet një “Play-Off” në dy ligat e dyta, nga të cilat nuk do të ketë asnjë largim nga kategoria. Kupa e duhet luajtur
  2. Të luhen 4 xhirot e mbetura të raundit të tretë dhe më pas kalimi në play off. 6 skuadrat e para në tabelë do të luanin në “Play-Off” për titullin dhe do të luheshin 5 xhiro. 4 skuadrat e dyta do të luanin tri xhiro. Në këtë skenar, nuk do të kishte asnjë rënie nga kategoria, Liga e Dytë nuk do të luhej dhe sezonin e ardhshëm do të kishte 12 ekipe. Ndeshjet e Kupës të luhen.
  3. Ndërprerje të kampionatin! Duke e zgjeruar Ligën e Parë në 12 skuadra.

Këto janë informacionet që presim të konfirmohet pas pak minutave edhe nga FFM.

Të gjitha klubet kanë votuar dhe tani FFM do të merr parasysh votat e tyre, ndërsa sot pritet vendimi nga Ministria e Shëndetësisë nëse do të jep dritë jeshile që nga e hëna të fillojnë stërvitjet kolektive, ndërsa kampionati do të fillonte me 13 qershor.

Dr. Zharko Karaxhovski, përfaqësues nga Ministria për Shëndetësisë njoftoi se do të ketë ndryshime të vogla në protokollin e sigurisë, nëse merret vendim për të vazhduar kampionati. Gjithashtu njoftoi se Qendra për Shëndet Publik do të sigurojë 400 teste për COVID-19, të cilat do të bëheshin përpara fillimit të kampionatit.

- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Timo Werner afër marrëveshjes me gjigantin e Premier Ligës, pritet të paguhet klauzola e tij

Chelsea është në prag të një nënshkrimi të madh, pasi raportimet e fundit nga Gjermania pretendojnë...
- Marketing -

Zyrtare: Finalja e Kupës së Italisë më 17 qershor

Edhe zyrtarisht futbolli në Itali do të rifillojë me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ministri i Sportit të...

Asani për Feratin: Ti e meriton numrin 10 te Partizani

Partizani u mposht mbrëmjen e djeshme nga Skënderbeu me rezultatin 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë...

Vardari i Forinës prezantoi stafin e ri të trajnerëve

Vetëm disa ditë pasi që KF Vardari Forinë ka bërë të ditur se kishte ndërprerë bashkëpunimin me stafin teknik, Gajur Rexhepi dhe...

Emrat e ekipeve nga Maqedonia në garat e UEFA-s

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë të mbajtur në një konferencë online, duke marrë parasysh...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -