Krasniqi e shpëton Ballkanin nga humbja kundër Feronikelit, Gjilani e thellon Llapin në krizë

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Khabib Nurmagomedov pensionohet nga UFC, i premtova nënës dhe premtimin nuk e thej

Pas fitores ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov i ka dhënë fund karrierës së tij.

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

Video e Mike Tysonit duke falur namaz është bërë virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Tyson që së...

Ermal Krasniqi me një gol tejet të vonshëm e ka shpëtuar Ballkanin nga humbja kundër një Feronikeli që luajti me 10 futbollistë për pjesën më të madhe të pjesës së dytë. Ndërkohë, në ndeshjen e fundit të javës së 11-të, Gjilani e mundi 2:0 Llapin duke e thelluar në krizë.

Feronikeli 1:1 Ballkani

Ermal Krasniqi ishte hero i skuadrës së Ballkanit, pasi e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 95-të me një gol fantastik kundër një skuadre tejet luftarake si Nikli të mërkurën në Drenas.

Adem Maliqi shënoi herët në ndeshje për epërsinë e skuadrës së Klodian Duros. Ai realizoi në portën boshe kur u la i vetëm rreth tri metra larg portës së Ballkanit në minutën e 13-të.

Ndërkohë që skuadra e Munishit, e cila e pësoi humbjen e dytë në 11 ndeshje deri tani në ligë, u mundua ta gjejë kokën e Mirlind Dakut vazhdimisht, skuadra e Klodian Duros i përdori kundërsulmet për ta rritur epërsinë.

Rreth 25 minuta para fundit, Besmir Bojku u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën nga Drenasi me një lojtar më pak në fushë.

Skuadra e Munishit u hodh e tëra në sulm dhe vuajti shumë për të arritur të goli.

Daku dhe Mevlan Zeka tentuan disa herë, por goditjet e tyre me kokë përfunduan jashtë portës vazhdimisht.

Iu desh një veprim individual Krasniqit për ta shpëtuar Ballkanin nga humbja e dytë sezonale.

Ai e mori një top në mes të fushës dhe pas një driblimi goditi fuqishëm nga rreth 25 metra lartësi për ta mposhtur portierin vendas në minutën e pestë shtesë.

Ballkani e mban kreun me 26 pikë, katër më shumë se Drita, e cila mund ta kalojë në renditje nëse i fiton dy ndeshjet e mbetura.

Feronikeli ngel në pozitën e shtatë me 12 pikë, gjashtë më shume se Besa, në pozitën që dërgon një kategori më poshtë.

Gjilani 2:0 Llapi

Gjilani e mundi me lehtësi Llapin duke ngelur skuadra e vetme që e vazhdon presioin ndaj Ballkanit dhe Dritës në krye të Superligës dhe duke e dërguar skuadrën nga Podujeva në fund të renditjes.

Fiton Hajdari dhe Ardit Hila i shënuan golat e triumfit për Gjilanin në Stadiumin e Qytetit në Gjilan të mërkurën.

Kjo ishte fitorja e pestë për Gjilanin në 11 ndeshje dhe e afron atë edhe më pranë kreut, në kuotën e 20 pikëve.

Ndërsa, Llapi i Tahir Batatinës e pësoi humbjen e tretë radhazi dhe të shtatën në përgjithësi, që nënkupton se skuadra llapjane mbetet në fund të renditjes me vetëm pesë pikë.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

- Marketing -

Ja kush është ekipi i vetëm që i ka fituar të gjitha ndeshjet e Champions League

Barcelona fitoi me lehtësi 3-0 në Hungari ndaj Ferencvarosit, në kuadër të xhiros së 5-të në Ligën e Kampionëve.

Giroud dhuron “show”, shënon katër gola në fitoren 4:0 të Chelsea ndaj Sevilla (VIDEO)

Oliver Giroud, Oliver Giroud, Oliver Giroud, Oliver Giroud. Ky do të ishte përshkrimi më i mirë që mund t’i...

Barcelona e kalon lehtësisht Ferencvarosin (VIDEO)

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë prej 0-3 në udhëtim te Ferencvaros, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë...

‘Ndizet’ sfida Man United – PSG, shënohet goli i tretë dhe jepet karton i kuq (VIDEO)

Është shënuar goli i tretë në ndeshjen Manchester United - PSG.  Në minutën e 69-të, Marquinhos ka realizuar për...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -