Kukësi bën detyrën ndaj Flamurtarit, Vllaznia e Bylis i ndajnë pikët

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Për duelin me Kosovën, bëhen bashkë të gjitha tifo grupet Maqedonase

Sot në Tetovë u mbajt një takim i pothuajse të gjitha tifo grupeve maqedonase, në të cilën...

Kukësi ka bërë detyrën në sfidën e sotme ndaj Flamurtarit, teksa arriti të triumfojë me rezultatin e thellë 4-1 dhe t’i afrohet me tre pikë Tiranës kryesuese, të paktën deri në mbrëmje, kur bardheblutë do të përballen me Teutën.

Ashtu siç pritej, përballë një kundërshtari të rënë tashmë një kategori më poshtë, verilindorët nuk vuajtën aspak dhe zhbllokuan sfidën shumë shpejt me anë të sulmuesit Kristal Abazaj, ndërsa pak minuta më vonë ishte Shkurtaj që dyfishoi shifrat.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë ishte fantazisti Eduart Rroca që shënoi edhe golin e tretë për Kukësin, ndërsa në 45-minutëshin e dytë shënuan Ardit Hoxhaj për vlonjatët dhe sërish Shkurtaj për verilindorët.

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në kuotën e 53 pikëve, 6 më pak se Tirana që do të luajë sonte në orën 20:00 përballë Teutës në “Niko Dovana”.
Dy ndeshje në pankinën e Vllaznisë dhe në të dyja Hysen Dedja merr të njëjtin rezultat 2-2, si ndaj Teutës në Kupë të enjten, ashtu edhe ndaj Bylisit pasditen e sotme.

Ndryshe nga sfida ndaj durrsakëve, sot kuqeblutë e panë veten dy herë në disavantazh, teksa Bylisi shënoi fillimisht me Mëllugjën dhe më pas me Mozzonen, ndërsa shkodranët barazuan herën e parë me Gurishtën dhe më pas me moldavin Sidorenco.

Në “Loro Boriçi” edhe sot ishte një ndeshje mjaft interesante, e luftuar dhe me raste të shumta për të dy skuadrat, që në fund u detyruan të pranojnë nga një pikë, rezultat ky që zbret Vllazninë në zonën e Play Off për mbijetesën.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Rashica dhe Werderi sonte luajnë finalen e madhe

Milot Rashica do të ketë një test tejet të rëndësishëm sonte. Ylli i përfaqësueses së Kosovës...
- Marketing -

Napoli e fiton përballjen kundër Romës, ngritet në zonën ‘Evropa’

Napoli e ka fituar ndeshjen e sontme kundër Romës në kuadër të kampionatit elitar italian, Serie A. Në ndeshjen...

Barcelona fitore me stil ndaj Vilarreal (VIDEO)

Barcelona është rikthyer te fitorja pas 2 rezultatesh negative. Skuadra katalanase fitoi me rezultatin 1-4 ndaj Villareal. 4 golat e parë u...

Super paraqitje e Dacit në fitoren e rëndësishme të Konyasporit (VIDEO)

Futbollisti shkupjan, Erdon Daci kishte sonte paraqitje të mrekullueshme në duelin e ekipit të tij Konyaspor ndaj Rizesportim, duel shumë me vlerë...

Asanit i mjaftuan pesë minuta për të shpëtuar AIK-un (VIDEO)

Futbollisti shkupjan i AIK-ut, Jasir Asani është treguar vendimtar për skuadrën e tij AiK, duke e ndihmuar skuadrën të mos pëspojë disfatë...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -