Liverpool në ankth për lëndimin e Van Dijk

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Khabib Nurmagomedov pensionohet nga UFC, i premtova nënës dhe premtimin nuk e thej

Pas fitores ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov i ka dhënë fund karrierës së tij.

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

Video e Mike Tysonit duke falur namaz është bërë virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Tyson që së...

Liverpooli nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 në derbin ndaj Evertonit në “Goodison Park”, në një përballje ku nuk munguan as polemikat për një gol të anuluar në pozicion jashtë loje milimetrik për “The Reds”.

Megjithatë më shumë sesa humbja e dy pikëve, Jurgen Klopp është tej mase i shqetësuar për fatin e mbrojtësit kryesor të Liverpoolit, Virgil Van Dijk, i cili ra viktimë e një ndërhyrjeje brutale nga ana e portierit Jordan Pickford.

Gjithçka ndodhi në minutën e 11’ të takimit, kur gardiani i Everton dhe përfaqësueses angleze ndërhyri me të dy këmbët mbi mbrojtësin holandez dhe e la atë të dëmtuar, ndonëse arbitri ndali lojën për një pozicion jashtë loje të Van Dijk.

Mbrojtësi më i shtrenjtë i Liverpoolit la menjëherë fushën e lojës, i zëvendësuar nga Gomez, ndërsa në kampin e “the reds” i tremben shumë një dëmtimi të ligamenteve të kryqëzuara, që do ta mbanin jashtë fushe të paktën 6-7 muaj.

Trajneri Jurgen Klopp u shfaq mjaft pesimist në përfundim të ndeshjes, ndërsa shkalla e vërtetë e dëmtimit të Van Dijk pritet të konfirmohet vetëm gjatë ditës së sotme, kur të ketë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Nëse konfirmohen dyshimet aktuale, atëherë mbrojtësi pritet të humbë pjesën më të madhe të sezonit dhe të rikthehet vetëm në fillim të muajit maj, për të luajtur në Kampionatin Europian të futbollit.

Kjo do të ishte fatale për kampionët në fuqi të Premier League, të cilët kanë treguar se pa Van Dijk në fushë janë një skuadër e brishtë, që pëson shumë gola dhe e ka të pamundur të qëndrojë në nivele të larta.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Interi siguron një pikë në “frymën e fundit” ndaj Parmës (VIDEO)

Interi nuk di të fitojë pa Lukakun. Zikaltrit nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim...
- Marketing -

E FUNDIT: Atletico Madrid zëvendëson 50 milionëshin, gëzon edhe Inter-i

Geoofrey Kondogbia do të jetë shumë shpejt një lojtar i ri i Atletico Madrid. Diego Simeone, që ka humbur...

Milan goditi në transferët e verës, ky është plani për afatin e janarit

Nënshkrimet e verës ka bërë shumë përshtypje deri më tani. Puna e Ivan Gazidis, Paolo Maldini, Ricky Massara dhe...

VIDEO/ 11 gola në 4 ndeshjet e Bundesligës gjermane, Dortmund dhe Bayern Munchen nuk falin

Janë mbyllur 4 ndeshjet e javës së 6-të në Bundesligën gjermane. Në 4 ndeshjet e luajtura nuk ka pasur surpriza pasi skuadrat...

VIDEO: Hummels bën sulmuesin, shënon dhe i “vjedh” festimin Zlatanit

Dortmundi ka dyfishuar shifrat në ndeshjen kundër Arminia Bielefeld për 0-2. Ekipi verdhezi shënoi sërish me anë të Mat Hummels. Mbrojtësi u...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -