Ndërpritet kampionati në Maqedoni pa kampion, për ekipet në garat e UEFA-s, vendoset javën e ardhëshme

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Për duelin me Kosovën, bëhen bashkë të gjitha tifo grupet Maqedonase

Sot në Tetovë u mbajt një takim i pothuajse të gjitha tifo grupeve maqedonase, në të cilën...

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë të mbajtur në një konferencë online, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme epidemiologjike në vend dhe faktin se numri i pacientëve të rinj po rritet çdo ditë, janë marrë vendimet e mëposhtme:

–  Këshilli Drejtues i FFM-së pranoi propozimin e Komisionit për gara për ndërprerjen dhe përfundimin e sezonit garues 2019/2020 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe garën e Kupës;

Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive për virusin CoVid-19 të konfirmuara te disa anëtarë të KF Renova dhe KF Shkëndija, pastaj procesin e vetë-izolimit dy javor që duhet ta kalojë gjithë ekipi i KF Renova, si dhe pamundësinë që në kushte të këtilla të jashtëzakonshme për të lëvizur lirshëm duke pasur parasysh kufizimet për levizje, klubet pamundësohen të vijojnë procesin stërvitor të përshkruar në protokollin shëndetësor, Këshilli Drejtues i FFM-së vendosi të ndërpresë sezonin garues 2019/2020 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për këtë vendim kanë njoftuar shërbimet e UEFA-së, duke theksuar situatën në vendin tonë në pikëpamje shëndetësore dhe pamundësinë për të parashikuar kornizën kohore në lidhje me vazhdimin e mundshëm të kampionatit, gjegjësisht me situatën e re të krijuar nuk mund të garantohet se vazhdimi i kampionatit vendor do të ketë një rrjedhë të rregullt.

Nga Asosiacioni Evropian i futbollit (UEFA) potencuan se janë jashtëzakonisht krenarë për ‘Shtëpinë e Futbollit” tonë, duke pasur parasysh faktin se FFM edhe përkundër gjithë sfidave në periudhën e kaluar kishte për qëllim të bëjë përpjekje dhe të zbatonte opsionin më të mirë të mundshëm për vazhdimin e garave në Ligën e Parë vendore, e gjitha kjo për të mundësuar vazhdim të rregullt për vazhdimin dhe përfundimin e garave vendore (kampionatit dhe Kupës) sipas meritës sportive që do të tregonin skuadrat. 

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Mohamed Salah bën një tjetër gjest shembullor

Ndoshta shumë herë keni pyetur dikë pse Mohamed Salah është një nga futbollistët më të dashur...
- Marketing -

Pesë ekipet ku mundë të transferohet Messi, ja kush është më afër tij!?

Ylli argjentinas ende nuk ka vazhduar kontratën me Barcelonën, dhe në verën e vitit 2021 do të largohej falas nga ‘Camp Nou’.

Renova prezantoi Jasharoskin

Skuadra e Renovës sot ka zyrtarizuar transferimin e ri, sulmuesin Alen Jasharoski. Sulmuesi Jasharoski do të jetë një përforcim i madh për...

Humbje e madhe për Khabib Nurgamedov, i vdes babai

Babai i Habib Nurmagomedovit, 57 vjeçari Abdullmanap Nurmagomedov, sot ndrroi jetë , duke humbur luftën me koronavirusin në spitalin në Moskë. Abdullmanap,...

Shqiptari “Mbret” i merkatos, Sane e Pjanic drekojn me te (FOTO)

Quhet Fali Ramadani, ka lindur në vitin 1969 në Tetovë të Maqedonisë së Veriut nga prindër shqiptarë, jeton në Berlin të Gjermanisë...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -