Nesër mblidhen FFM dhe klubet, vazhdimi zgjidhja më e mirë

Më të lexuarat

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Për duelin me Kosovën, bëhen bashkë të gjitha tifo grupet Maqedonase

Sot në Tetovë u mbajt një takim i pothuajse të gjitha tifo grupeve maqedonase, në të cilën...

Abdulla Hasani, 17 vjeçari që mahnit me talentin e tij

Shkupi është vatër e talenteve, tani më vite me radhë nga lagjet e ndryshme shqiptare, por edhe...

Dita e nesërme do ti gjej futbollistët dhe klubet e Ligës së Parë në fushat e tyre stërvitore, kështu që  më në fund edhe në vendin tonë po rritet shpresa se futbolli do të rikthehet.

Por sigurisht duke marrë parasysh se në vendin tonë vera është me temperatura të larta, fusha që shumë pak prej tyre plotësojnë kushte për futboll në kushte ku kërkohet kujdes i madh i tubimit, ndërsa mundë të numërohen në gishta stadiumet që kanë mundësi që të ndeshjet të zhvillohen në orar të mbrëmjes, atëherë misioni bëhet edhe më i vështirë.

Nesër kreu i FFM-s, Muhamet Sejdini ka caktuar mbledhje me nga një përfaqësues të ekipeve që garojnë në Ligën e parë, andaj edhe parashtrohen shumë dilema se cili do të jetë vendimi për vazhdimin e kampionatit.

Një nga opsionet që edhe është më i përshtatshëm për LPFM-n, është që të vazhdojë nga xhiroja e 26-të, aty edhe ku u ndal, që të gjitha xhirot e planifikuara të luhen deri në fund. Do të luhej me një ritëm të intensifikuar, por problemi më i madh do të ishin temperaturat e larta. Prandaj, është e mundur që disa ndeshje të luhen në mbrëmje (nëse do të ketë stadiume), në mënyrë që profesionistët të kenë kushte më të mira për të luajtur.

Ekziston mundësia që kampionati të luhet në një sistem të shkurtuar, vetëm disa xhiro (të ashtuquajturat “Play-Off” dhe “Play-out”), në mënyrë që ekipet që do të na përfaqësonin në arenën evropiane, të vazhdojnë garën për të marrë një pozitë për Evropë, ndërsa ekipet më të dobëta në ligë të mund të bien në rang më të ulët. Ky opsion duket të jetë më pak i mundshëm.

Shumë klube po bëjnë presion që kampionati të pezullohet, për shkak se nuk do të jetë e lehtë të luhen gjatë gjithë verës dhe për shkak të çrregullimit të Kupave të Evropës dhe kampionatit 2020/21. Në këtë rast, opsioni tjetër është që Liga e Parë të zgjerohet, që të mos ketë asnjë rënie në sezonin aktual dhe për dy, katër ose gjashtë ekipe nga Liga e Dytë të promovohen në të parën.

Në këtë rast LPMF do të kishte 12, 14 ose 16 ekipe sezonin e ardhshëm, por sistemi i konkurrencës dhe numri i skuadrave që do të bien në kategori më të ulët, do të ndryshohej nga ky që është aktual.

Problemet e Vardarit me marrjen e licencës për pjesëmarrje në garat evropiane do ta komplikojë edhe më shumë garën e Ligës së Parë. Lideri i tabelës ka vetëm disa ditë për të zgjidhur problemin, por shanset për të marrë licencë janë minimale.

 Kupa e Maqedonisë është planifikuar gjithashtu të luhet, gjithnjë në rast se vendoset të luhet futboll gjatë verës. Të gjitha ndeshjet do të luhen pa praninë e shikuesve, por me transmetime të të drejtpërdrejta përmes TV-s dhe internetit, që tifozët së paku në këtë mënyrë të jenë pranë klubeve të tyre.

- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Timo Werner afër marrëveshjes me gjigantin e Premier Ligës, pritet të paguhet klauzola e tij

Chelsea është në prag të një nënshkrimi të madh, pasi raportimet e fundit nga Gjermania pretendojnë...
- Marketing -

Zyrtare: Finalja e Kupës së Italisë më 17 qershor

Edhe zyrtarisht futbolli në Itali do të rifillojë me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ministri i Sportit të...

Asani për Feratin: Ti e meriton numrin 10 te Partizani

Partizani u mposht mbrëmjen e djeshme nga Skënderbeu me rezultatin 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë...

Vardari i Forinës prezantoi stafin e ri të trajnerëve

Vetëm disa ditë pasi që KF Vardari Forinë ka bërë të ditur se kishte ndërprerë bashkëpunimin me stafin teknik, Gajur Rexhepi dhe...

Emrat e ekipeve nga Maqedonia në garat e UEFA-s

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë të mbajtur në një konferencë online, duke marrë parasysh...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -