Paraqitje zhgënjyese në Bernë, merr fund ëndrra europiane e Tiranës (VIDEO)

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Khabib Nurmagomedov pensionohet nga UFC, i premtova nënës dhe premtimin nuk e thej

Pas fitores ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov i ka dhënë fund karrierës së tij.

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

Video e Mike Tysonit duke falur namaz është bërë virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Tyson që së...

Merr fund ëndrra e Tiranës për t’u kualifikuar për herë të parë në histori në grupet e Ligës së Europës, pasi u mposhtën me rezultatin e thellë 3-0 nga zviceranët e Young Boys në sfidën e vlefshme për turin Play Off të eliminatoreve.

Bojkoti i Superiores ndikoi jo pak në performancën e bardhebluve, të cilët dukej qartë që kishin humbur ritmin e ndeshjes, ndërsa zviceranët u panë qartazi dominues si në aspektin fizik, ashtu edhe atë tekniko-taktik.

Që në fillim Young Boys mori frenat e lojës dhe filloi të krosojë shpesh nga krahët, ndërsa vihej re që zviceranët ishin dukshëm superiorë në luftën në ajër, të favorizuar edhe nga fakti që Tirana kishte në prapavijë dy shtatshkurtër si Vangjeli e Ismailgeci.

U desh të kalonin më tepër se 20 minuta lojë, që Tirana të afrohet në zonën zvicerane dhe në dy aksione të njëpasnjëshme, ishte fantazisti brazilian Elton Cale që provoi të surprizojë, por goditjet e tij nga distanca ishin qendrore dhe u pritën pa problem nga portieri i vendasve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, kur pas disa gabimesh në sulm, zviceranët zbritën sërish nga krahu dhe këtë herë Fassnacht u fut mes Vangjelit e Ismailgecit dhe u koordinua saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë.

Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm, me Tiranën që provon vetëm me topa të gjatë, por e ka të pamundur të fitojë dyluftimet ajrore përballë një skuadre më shtatlartë, ndërsa në minutën e 52-të Young Boys gjen edhe golin e dytë.

Pas një gjuajtjeje në pozicion të prirët me portën, gardiani nga Prishtina Visar Bekaj reagon mirë duke ndalur topin, por sulmuesi i zviceranëve Nsame shkon shpejt dhe shtyn sferën në portën e boshatisur, duke përfituar edhe nga reagimi me vonesë i mbrojtësve bardheblu.

Në minutën e 64-t është sërish Nsame që shënon golin e tretë për zviceranët, pasi shërbehet në qendër në zonës, por aksioni nisi nga një pozicion jashtë loje i futbollistëve të Young Boys, që nuk u akordua nga arbitrat rusë.

Shpresat për bardheblutë mbaruan në minutën e 67’, kur fantazisti argjentinas Agustin Torassa mori edhe kartonin e dytë të verdhë për një faull në gjysmëfushën e Tiranës dhe la skuadrën e tij me 10 futbollistë.

Minutat e mbetura ishte shumë e letë për zviceranët që të menaxhonin lojën dhe madje t’i afroheshin disa herë edhe golit të katërt, ndërsa futbollistët bardheblu u panë të dorëzuar dhe në pritje të vërshëllimës finale për fundin e ndeshjes, e cila erdhi dhe solli fundin e aventurës europiane të kryeqytetasve.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

E FUNDIT: Atletico Madrid zëvendëson 50 milionëshin, gëzon edhe Inter-i

Geoofrey Kondogbia do të jetë shumë shpejt një lojtar i ri i Atletico Madrid.
- Marketing -

Milan goditi në transferët e verës, ky është plani për afatin e janarit

Nënshkrimet e verës ka bërë shumë përshtypje deri më tani. Puna e Ivan Gazidis, Paolo Maldini, Ricky Massara dhe...

VIDEO/ 11 gola në 4 ndeshjet e Bundesligës gjermane, Dortmund dhe Bayern Munchen nuk falin

Janë mbyllur 4 ndeshjet e javës së 6-të në Bundesligën gjermane. Në 4 ndeshjet e luajtura nuk ka pasur surpriza pasi skuadrat...

VIDEO: Hummels bën sulmuesin, shënon dhe i “vjedh” festimin Zlatanit

Dortmundi ka dyfishuar shifrat në ndeshjen kundër Arminia Bielefeld për 0-2. Ekipi verdhezi shënoi sërish me anë të Mat Hummels. Mbrojtësi u...

FORMACIONET/ Interi pa Lukakun, Conte surprizon me 11-shen titullare

Interi do të luajë në orën 18:00 sfidën e radhës në kampionat ndaj Parmës. Zikaltërit zbresin në “San Siro” dhe do të...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -