“Plisat” akuzojnë ish-liderin për vjedhje, ai mohon (FOTO)

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Khabib Nurmagomedov pensionohet nga UFC, i premtova nënës dhe premtimin nuk e thej

Pas fitores ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov i ka dhënë fund karrierës së tij.

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

Video e Mike Tysonit duke falur namaz është bërë virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Tyson që së...

Kryesia e tifo-grupit ‘Plisat’ kanë lëshuar një komunikatë në  faqen zyrtare në Facebook, përmes së cilës distancohen nga ish lideri  Albert Kastrati – Tigri. Ata kanë publikuar disa fakte përmes së cilëve  pretendojnë se ‘Tigri’ ka vjedhur mbi 12 mijë euro. Ndërkaq  i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kastratit i cili i ka arsyetuar  tërheqjen e mjeteve. Sipas Kryesisë, ajo çka ata kanë nxjerrë nga nga një raport ishte shokuese. 

“Më 17.09.2020 pas shumë përpjekjeve, kryesia e grupit arrijmë të nxjerrim një raport dy vjetor të llogarisë bankare të tifogrupit tonë. Ato se çka lexuan sytë tonë ishin shokuese për të gjithë ne. Albert Kastrati-Tigri me datë: 06.12.2019 kishte filluar keqpërdorimin e gjirollogarisë së Plisave duke tjetërsuar(lexo. VJEDHUR) gjithsej 12,365.00 euro. Të holla këto të cilat kanë qenë për qëllim të destinoheshin për nevojtarët e tragjedisë” shkruhet ndër të tjera në komunikatën e Plisave.

“PLISAT DISTANCOHEN NGA ALBERT KASTRATI – TIGRI

Të nderuar Plisa, prishtinas e shqiptarë, po ju drejtohemi me këtë letër, për arsye informimi. Ngjarja e para një viti, e datës 26.11.2019, me rastin e tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti, në Shqipëri, tregoi gatishmërinë për ndihmë e unifikim për kombin tonë, e në anën tjetër shpalosi edhe tradhëtarët që i kemi pasur mes nesh. Për shkak të korrektësisë e transparencës, ndjejmë përgjegjësinë që t’ju informojmë lidhur me këtë ngjarje turpëruese. Siç jeni të informuar, ish-kryetari ynë, Albert Kastrati-Tigri, përmes facebook-ut pati dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të grupit Plisat, me datë 13.10.2019, dhe po të njejtën ditë ishte zgjedhur kryesia e re. Procesi i kalimit të përgjegjësive, të drejtave dhe autorizimeve nga Albert Kastrati te kryesia e re, është zhagitur përgjatë tërë vitit që e lam pas, pa ndonjë arsye të qëndrueshme. Ndërkohë ndodhi tragjedia e shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri, pastaj organizimet e Plisave për ndihmat e fundvitit dhe në fund pandemia, veçse përdoreshin si arsye nga personi në fjalë. Kështu ai refuzonte që të kryheshin procedurat e parapara ligjore për dorëheqjen e tij duke shfrytëzuar si pretekst këto “gërshetime ngjarjesh”. Duke pasur parasysh gjithë këto, brenda kryesisë së re lindën dyshimet për keqpërdorimin e këtyre mjeteve. Kështu, me datë: 17.09.2020 pas shumë përpjekjeve, kryesia e grupit arrijmë të nxjerrim një raport dy vjetor të llogarisë bankare të tifogrupit tonë. Ato se çka lexuan sytë tonë ishin shokuese për të gjithë ne. Albert Kastrati-Tigri me datë: 06.12.2019 kishte filluar keqpërdorimin e gjirollogarisë së Plisave duke tjetërsuar(lexo. VJEDHUR) gjithsej 12,365.00 euro. Të holla këto të cilat kanë qenë për qëllim të destinoheshin për nevojtarët e tragjedisë. Edhe pse Albert Kastrati – Tigri ka përshkruar transaksionet si “Ndihmë Për Familjet e Shqipërisë”, “Transporti në Shqipëri”, “Ndihmo edhe Ti”, këto asnjëra nuk qëndrojnë. Sepse, familjet e strehuara të Shqipërisë në Prishtinë kanë qenë të siguruara nga familjet prishtinase si me strehim ashtu edhe me ushqime, dhe asnjë cent nuk u janë dërguar atyre. Po ashtu edhe “Transporti në Shqipëri” kanë qenë të gjitha GRATIS, të ofruara në mënyrë vullnetare nga kompanitë e ndryshme turistike. Sa i përket aksionit tonë të fundvitit “Ndihmo edhe Ti” edhe aty janë vjedhur një shumë e parave. Pra, të gjitha këto para NUK KANË ARRITUR ASNJËHERË NË DORË TË PLISAVE E AQ MË PAK TEK VENDI KU DO TË DUHEJ TË SHKONIN, NË SHQIPËRI. Ato janë keqpërdorur (lexo: vjedhur) nga i vetmi person i VETautorizuar në llogari bankare, Albert Kastrati-Tigri. . Plisat ju zotohen që do t’i rikthejnë të hollat deri në centin e fundit nga Albert Kastrati dhe do të shkojnë atje për ku janë destinuar nga vullneti juaj dhe i yni. Nuk do të lejojmë që emri Plisat, vullneti kombëtar e social i popullit tonë të tjetërsohet nga asnjë individ. Kështu duke shpallur Albert Kastratin-Tigrin person të padëshiruar tash e tutje në të gjitha ambientet/organizimet ku marrin pjesë PLISAT. Duke ju kërkuar ndjesë që ju shqetësuam me një temë kaq të ndijshme në një situatë të ndijshme që ndodhemi krejt bota, edhe njëherë ju falenderojmë për përkrahjen dhe ju premtojmë se Plisat nuk do të përmbajnë asnjëherë persona të cilët i tradhëtojnë shokët e tyre dhe kombin shqiptar.Plisat – të Shqiptarëve, Jo të tradhtarëve!

Kryesia,29.12.2020″”, ka shkruar Kryesia e tifo-grupit ‘Plisat’. 

Versionin e tij e ka dhënë edhe Kastrati. 

Ky vertetim osht qe ne vitin 2007 pata marr kredit per Fanclub Plisat  ku kemi bo dukca maica e shum sene tjera per mi shit, ne vler prej 8000 mi euro , ne at kihe pata ra burg  nje vit e gjys , kir kok dal nuk kom gjet kurgjo, as karrikat le mo ma shum , tash tju kthemi temes. Paret un si kom vjedh se sun invjedh prej banke paret veq i kom terhek per shum arsyje . Kushtrim Ramadani dijet qe diten kir jan grumbulku u nzin tu vjedh, nuk po e zgjati ma shum e din shumica per ket sen. masi u qetsu gjendja, ai cdo dit ka lyp per me ja qit konton ne emer te vetin edhe tjerve, fundii ka ardh kur ai me gru te vet me kan than me qel nje shitore  dhe me punu gruja e ti per kta kom deshmitar e din edhe ai. Un paret ja kom dhan 5000 euro kirse tjerat kom than mas vitit te rinse kom problme me bank. kshtu qe kerkusj sun ma hup munin tem per 20 vjet Plisa , un veq qira te fanclubit kom pagu vet pa me nimu kerkush per 5 vjet ka 300 euro un shum raste  , autobusat qe jan thy i kom pagu vet me pare te babes tem sa qe e kom qit dy gujt per Plisa  kshtubqe spo e zgati shum me kallzu qka kom bo qe e dini krejt , qka dmth 5000 euro i kan marr para dy muje qe skan kallzu ktu edhe tjerat i marrin deri sa ti rregulloj punt me bank. Veq nje sen di me than qe shum i kom dhan Prishtines edhe Plisave s kiurr kurgjo si kom marr. Dikusj munet me than qe letra koka ne vitin 2020  un per ket sen kok probleme me gjygje prej vitit 2010 kirr se kom permen”, ka shkruar “Tigri” në Facebook. 

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

BOOOOOM BOOOM! Arrihet marrëveshja, Odegaard aty ku nuk e keni menduar, drejt gjigantit të Evropës

Klubi londinez, Arsenali ka arritur marrëveshje me Real Madridin për lojtarin norvegjez, Martin Odegaard.
- Marketing -

Sa erdhi është lamtumirë… E pranon Solskjaer “është i pakënaqur”, por nuk do të besoni se ku do të luan Van De Beek

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka pranuar se mesfushori Donny van de Beek nuk është i lumtur te Manchester Unitedi.

SUPER EUROGOL i Ajrullahut në miqësoren ndaj Aleksandria (VIDEO)

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit ka luajtur një ndeshje miqësore me skuadrwn nga Ukraina Aleksandria. Një gol i mrekullueshëm u shënua nga...

“Surpriza e madhe” e shiti verën e kaluar, Reali dëshiron me çdo kusht rikthimin e lojtarit

Reali dëshiron rikthimin e këtij lojtari. Ndoshta mbrojtësi Sergio Reguilon nuk do mbetet edhe për shumë kohë te klubi...

Pritet shkarkimi i Frank Lampard

Lajmet e fundit që vijnë në këtë mëngjes pretendojnë se trajneri i Chelsea Frank Lampard do të shkarkohet nga klubi sot, derisa...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -