Roma “ruan nderin” e Italisë në Europë, Arsenal nuk lë vend për surpriza (VIDEO)

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Khabib Nurmagomedov pensionohet nga UFC, i premtova nënës dhe premtimin nuk e thej

Pas fitores ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov i ka dhënë fund karrierës së tij.

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

Video e Mike Tysonit duke falur namaz është bërë virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Tyson që së...

Roma “ruan nderin” e Italisë në Europë, pasi është e vetmja skuadër që vijojnë rrugëtimin në kompeticionet e UEFA-s. Verdhekuqtë ia dolën të kualifikohen në fazën gjysmëfinale të Europa Leagues, aty ku do të përballen me anglezët e Manchester United.

Pas triumfit 1-2 me përmbysje në Amsterdam, kryeqytetasit italianë zbritën në fushë për të administruar ndeshjen, por e panë veten në disavantazh në minutën e 49’, pasi holandezët shënuan me Brobbey.

Pak minuta më vonë Ajaxi shënoi edhe golin e dytë me anë të Tadiç, por arbitri anglez Taylor e anuloi pasi rishikoi aksionin në VAR, ku vërejti një faull të Tagliaficos në dëm të armenit Mkhitaryan.

Në momentin më të mirë të holandezëve, verdhekuqtë zbritën në një kundërsulm të shpejtë dhe pas një pasimi me fat të Calafiorit, Edin Dzeko shtyu topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën.

Sfida u bë edhe më spektakolare në minutat e fundit, me të dy skuadrat që patën mundësi të mira shënimi, por nuk arritën t’i shfrytëzojnë, ndërsa vërshëllima finale e Anthony Taylor la në fuqi barazimin 1-1, që i jep të drejtën Romës të avancojë në gjysmëfinale.

Pas barazimit 1-1 një javë më parë në “Emirates Stadium”, Arsenali nuk e vuri për asnjë moment në dyshim kalimin në gjysmëfinale mbrëmjen e sotme në Pragë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Slavias.

“Topçinjtë” e nisën vrullshëm ndeshjen dhe arritën të shënojnë tre herë brenda 6 minutave, me Pepe në minutën e 18’, Lacazette në të 21-ën me penallti dhe Saka në të 24-tën, ndërsa në minutën e 77’ ishte sërish francezi Lacazette që vulosi rezultatin.

Nuk pati surpriza në “Old Trafford”, me Manchester United që triumfoi 2-0 ndaj Granadës dhe u kualifikua në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-0, pasi fitoi edhe një Spanjë një javë më parë me shifrat 0-2.

“Djajtë e kuq” gjetën golin që në minutën e 6’ me anë të Edinson Cavanit dhe nuk u dhanë shpresë reagimi spanjollëve, ndërsa në minutën e fundit ishte futbollisti i Granadës, Vallejo që devijoi topin në mënyrë të pafat në portën e tij.

Pas suksesit 0-1 në Kroaci, Villareali triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamos së Zagrebit, këtë herë me shifrat 2-1, duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale, ku do të përballet me Arsenalin.

Spanjollët zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, pasi shënuan me Paco Alcacer në minutën e 36’ dhe me Morenon në të 43-ën, ndërsa kroatët gjetën golin e nderit me anë të Orsic 15 minuta para fundit të ndeshjes.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Chelsea vulos vendin për në Champions dhe i jep shansin edhe Liverpoolit (VIDEO)

Nëse Liverpooli fiton në takimin e nesërm (21.15) ndaj Burnleyt, del para Leicester Cityt, për shkak...
- Marketing -

EKSKLUZIVE: Fillojnë bisedimet, për cilët lojtarë po bisedojnë Bunjaku e Fakiç? (FOTO)

Sapo ka përfunduar sezoni futbollistik në Maqedoninë e Veriut, e ku skuadra e FC Shkupi e ka mbyllur sezonin si nënkampion. Nga...

E MADHE/ Lewandowski Chelsea vjen lajmi BOMBË! POR ka një problem… Ja çfarë po ndodh

Lëvizja në Premier League nuk është mjaft tërheqëse për super yllin e Bayernit të Mynihut POR… Chelsea ka kontaktuar...

REMONT! Spastrimi i madh i Real Madrid, Perez i largon këto 10 yje këtë verë

Real Madridi vë në shitje dhjetë lojtarë – përfshirë disa nga yjet e skuadrës. Real Madridi po përgatitet që...

BOOOOM! E KRYER, harrojeni Agueron, Barça veçmë ka sulmuesin e ri

Barcelona vazhdon të jetë në negociata direkt me sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay. Holandezi u largua nga agjencia SEG...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -