Jemi mësuar të dëgjojmë për emrat e mëdhenj të futbollistëve shqiptarë që po dalin nga ekipet zvicerane dhe më pas përfundojnë edhe në kombëtaren helvete. Emrat si vëllezërit Xhaka, Shaqiri, Memedi e shumë të tjerë, tani kanë edhe pasardhësit e tyre.
Një nga skuadrat që në mesin e tyre ka talentet e padiskutueshëm, është ekipi i Winterthurit që me seniorët garon ën Ligën e Dytë, ndërsa në Super Ligën zvicerane e përfaqësojnë futbollistë e grupmoshave U14.
Pikërisht në këtë kategori kemi tre yjet e skuadrës, është Aldin Aliu nga Maqedonia e Veriut (Shkup), Alisan Morina Kosovë (Klinë), Edijon Ejupi Kosovë (Gjilan). Pikërisht sot në ndeshjen miqësore që skuadra e Winterthurit ka luajtur ndaj FC.St Gallen, shqiptarët ishin në element, duke e ndihmuar ekipin e tyre në fitoren 5-3.
Një gol ishte vepër e Aldin Aliut, ndërsa dy të tjerë shënoi Alisan Morina. Edijon Ejupi kishte një paraqitje të jashtëzakonshme me pasime dhe asiste, por sot nuk pati fatin që të shënon gol.
Që të tre futbollistët janë me shtetësi zvicerane, ndërsa ata kanë luajtur edhe në një kamp për përfaqësuesen e Kosovës, e cila vazhdon të vëzhgojë talentet shqiptarë në shtetin Zviceran, por edhe Zvicra me shumë kujdes po përcjell talentin e tyre për ti bërë pjesë reprezentacionit.
