Shkupi zyrtarizoi super përforcimin nga Kosta Rika, Freddy Alvarez

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Bardhi: Ëndërroj të luaj te Barcelona (VIDEO INTERVISTË)

Një ndër futbollistët më të mirë shqiptarë, i cili po luan në La Liga të Spanjës me...

Ashtu sikurse edhe paralajmëroi Albsport.mk para disa ditëve, sot FC Shkupi ka zyrtarizuar futbollistin 25 vjeçar, Freddy Álvarez, i cili mbrëmë vonë ka arritur në Shkup dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ekipin bardhekaltër, me mundësi për ta vazhduar atë edhe për një vit tjetër. Alvarez vjen te Shkupi nga ekipi ADR Jicaral që garon në Primera Division të Kosta Rikës.

Álvarez është një nga mesfushorët më të mirë të kampionat kostarikan që këtë sezon në 21 paraqitje ka shënuar 8 gola, duke shtuar edhe 5 asiste.

Menjëherë pas arritjes në Shkup dhe gjatë vënies së firmës në kontratën e FC Shkupi, Álvarez është prononcuar për faqen zyrtare të klubit, ku mes tjerash ka thënë se ndjehet i lumtur që ka ardhur në Shkup për një përvojë të re.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në një klub, për të cilin më kanë thënë se është me traditë dhe histori dhe ka shumë trofe të fituar. Ardhja ime në ekipin e Shkupit është me pritje shumë të larta personale por dhe grupore, shpresoj të jem në gjendje të përshtatem shpejt me ekipin dhe me atë që dëshiron trajneri. Besoj se nga sot do të jem i disponueshëm për trajnerin dhe do të fillojmë shpejtë të përshtatem në organikën e klubit, pasi na presin sfida të mëdha si në kampionat ashtu edhe në garat evropiane dhe Kupën e vendit”, ka thënë Álvarez.

I pyetur për cilësitë e mira që ka nga gjuajtja e lirë dhe se a mund të presin tifozët gola, ai ka thënë: “Po, mirë, unë ndjej se është një virtyt që kam goditje precize nga gjuajtjet e lira, shpresoj të arrij shumë gola dhe të ndihmoj ekipin”.

Álvarez deri më tani ka luajtur në shumë skuadra vendore edhe atë karriera e tij e tëra është në Primera Division,ku ka luajtur me Herediano, Alajuelense, Alajuelense, Dep. Municipal (Peru Primera Division), Universitarios, Saprisa dhe CS Uruguay.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Juventusi i befasoi të gjithë, Andrea Pirlo trajner i ekipit të parë

Juventusi i befasoi të gjithë duke zgjedhur Andrea Pirlon trajner të ri të skuadrës. 41-vjeçari nuk...
- Marketing -

Celtic, Legia dhe Ferencváros përballë Dritës nëse kalon rundin e parë të LK-s

Drita e Gjilanit si kampione e Kosovës, ka kaluar me sukses pengesën e parë në gjysmëfinalen e rundit preliminar të Ligës së...

Burhan Mustafa si De Gea, mbrojtje që do të mbahet mend (VIDEO)

Boreci nga Velesi mori një triumf në javën e parë të sezonit të ri të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ndeshje...

Bayerni – Barcelona derbi i Lisbonës, ja të gjitha dyshet dhe datat

Pasi përfunduan ndeshjet e mbetura nga 1/8 e Ligës së Kampionëve, u bë i qartë mozaiku dhe skeleti çerekfinal i turneut "Final-8"...

Barcelona kryen detyrën ndaj Napolit, vazhdon tutje (VIDEO)

Barcelona është kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve apo në "Final Eight" të kësaj gare pas fitores së sontme ndaj...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -