Skuadra e Shkupit vazhdon të luajë në formë të mirë në kampionat, duke marrë dhe një fitore me shumë vlerë në trasnfertë, ku ka mundur Sileksin me rezultat të pastër 1-3.
Pa dyshim edhe në këtë ndeshje një nga futbollistët më të mirë në fushë ishte mesfushori nga Kosta Rika, Freddy Alvarez.
Ai ishte asistues në dy gola, ndërsa mori pjesë edhe në golin e tretë, njëjtë sikurse dhe në duelin me Vardarin.
Përveç 13 asisteve të arritura këtë sezon, Alvarez është edhe autor i dy golave, që ka bërë të jetë edhe më shumë i vlerësuar duke arritur edhe një ngritje në “transfermarkt: me çmim 400 mijë euro, që pritet të rritet edhe më shumë.
Alvarez po bëhet futbollist kryesor në skuadrën e FC Shkupit, ndërsa kujtojmë se ai me Shkupin u bashkua në qershorin e vitit 2020, ndërsa kontrata e tij është deri në qershor të këtij viti me mundësi për ta vazhduar ose për ta blerë plotësisht kartonin e tij.