Sot janë luajtur ndeshjet edhe në Ligën e Dytë – Lindje ku kampion vjeshtor është shpallur Bregallnica. Por në këtë javë skuadra e Osogovës, ku po luan në formë huazimi sulmuesi i FC Shkupit, Jahi Bushi ka arritur që me gol të kontribuojë në fitoren e thellë si mysafire ndaj Rosomanit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-7, ndërsa Bushi ishte autor i golit të shtatë që u shënua në minutën e 73-t.
Bushi gjatë këtij sezoni ishte një ndër futbollistët që po ndihmon ekipin e tij të vazhdojë garën që Osogova të mbetet në mesin e ekipeve më të mira në këtë kategori.
loading...