Superliga e Kosovës mundë të rinis sezonin

Më të lexuarat

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Për duelin me Kosovën, bëhen bashkë të gjitha tifo grupet Maqedonase

Sot në Tetovë u mbajt një takim i pothuajse të gjitha tifo grupeve maqedonase, në të cilën...

Abdulla Hasani, 17 vjeçari që mahnit me talentin e tij

Shkupi është vatër e talenteve, tani më vite me radhë nga lagjet e ndryshme shqiptare, por edhe...

Skuadrat që garojnë në Superligën e Kosovës do të kenë mundësi që të fillojnë stërvitjet e tyre, duke filluar nga sot.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net edhe Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Meqenëse IKSHPK dhe Zyra e OBSH-së në Kosovë kanë konstatuar se situate epidemiologjike konsiderohet me risk të reduktuar krahasuar me situatën paraprake, Ministria e Shëndetësisë ka lejuar mbajtjen e aktiviteteve stërvitore për Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësisht klubet futbollistike”, ka thënë Hoti, raporton lajmi.net.

Tutje, ai ka treguar edhe rregullat që duhet respektuar nga skuadrat që do të kthehen në fushat e blerta.

“Këto aktivitete do të zhvillohen në pajtueshmëri me Udhëzimin për procesin stërvitor të dakorduar midis FFK-së, MSH-së e IKSHPK-së dhe duke respektuar edhe Udhëzuesin e Përkohshëm për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19”, ka shtuar drejtori i departamentit për informim në MSh. “Pra, prej periudhës 18 maj deri më 1 qershor, në pajtim me këta udhëzues, klubet e futbollit do të mund të zhvillojnë vetëm aktivitete stërvitore, për të qenë gati që ndeshjet t’i zhvillojnë në qershor, në varësi të situatës epidemiologjike”.

“Gjatë zhvillimit të aktiviteteve duhet zbatuar masat mbrojtëse, distanca fizike dhe mbajtja e higjienës sipas kushteve të përcaktuara në Udhëzues”.

“FFK do ta ndaj udhëzuesin e klubet futbollistike dhe do t’u jap atyre instruksione shtesë lidhur me mbarëvajtjen e stërvitjeve” ka thënë mes tjerash Hoti për lajmi.net.

Ndërkohë, debati është i madh edhe në Kosovë nëse duhet filluar ose jo sezoni, njësoj si në të gjitha vendet në Evropë.

Ka disa zëra që janë kundër një rikthimi të mundshëm, përfshirë Ismet Munishin, trajnerin e KF Ballkanit.

Në anën tjetër, skuadra e Prishtinës është nga më të zëshmet që kërkon me çdo kusht rifillimin e sezonit. Po ashtu, edhe nga skuadra e Gjilanit janë pro rifillimit të sezonit.

- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Timo Werner afër marrëveshjes me gjigantin e Premier Ligës, pritet të paguhet klauzola e tij

Chelsea është në prag të një nënshkrimi të madh, pasi raportimet e fundit nga Gjermania pretendojnë...
- Marketing -

Zyrtare: Finalja e Kupës së Italisë më 17 qershor

Edhe zyrtarisht futbolli në Itali do të rifillojë me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ministri i Sportit të...

Asani për Feratin: Ti e meriton numrin 10 te Partizani

Partizani u mposht mbrëmjen e djeshme nga Skënderbeu me rezultatin 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë...

Vardari i Forinës prezantoi stafin e ri të trajnerëve

Vetëm disa ditë pasi që KF Vardari Forinë ka bërë të ditur se kishte ndërprerë bashkëpunimin me stafin teknik, Gajur Rexhepi dhe...

Emrat e ekipeve nga Maqedonia në garat e UEFA-s

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë të mbajtur në një konferencë online, duke marrë parasysh...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -