Tirana rikthehet te suksesi, tre gola për të thyer Vllazninë në klasike

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

“Shvercerat” JO Kosovës, “Ballistët” ende s’kanë vendosur

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, është arritja më e madhe sportive...

Për duelin me Kosovën, bëhen bashkë të gjitha tifo grupet Maqedonase

Sot në Tetovë u mbajt një takim i pothuajse të gjitha tifo grupeve maqedonase, në të cilën...

Tirana është aty dhe rrugën drejt titullit kampion nuk e ndalon dot ajo humbje ndaj Teutës, pasi bardheblutë ditën e sotme e kanë ritreguar forcën e tyre, të cilën dikush mund të mendonte se e kishin humbur.

Djemtë e Egbo kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj shkodranëve. Ndeshja ka nisur me vendasit në sulm dhe Vllazninë të mbyllur në 40 metrat e fundit të fushës së saj.

Shkodranët janë treguar të pathyeshëm përderisa ishin në pozicionet e tyre, por do të ishte një goditje këndi në favor të tyre, që do i krijonte mundësinë lojtarëve të Tiranës të befasonin dhe në minutën e 30 argjentinasi Torasa gjen golin e parë të ndeshjes. Vetëm gjashtë minuta më pas një gabim i linjës së mbrojtjes në vendosje ndihmon Ngo të marrë epërsi të ndjeshme dhe të dalë përballë me Efremov.

Anglezi nuk gabon dhe dërgon topin në trekëndësh, duke dyfishuar shifrat për skuadrën e tij. Fundi i pjesës së parë krijoi një fijë shprese për Vllazninë, pasi Hoxhallari mori kartonin e dytë të verdhë dhe u detyrua të linte shokët e tij me një lojtar më pak. Pjesa e dytë nisi me një këmbëngulje të Vllaznisë, por Tirana dalëngadalë e ngriti lojën dhe bëri të mos ndihej mungesa e një lojtari.

Diferencat në aspektin fizik dhe teknik në këtë ndeshje i vë edhe një herë në dukje Elton Kale. Braziliani shënon një gol shumë të bukur pas një spondi të Ngo dhe fikson rezultatin në 3-0. Bardheblutë presin të qetë ndeshjen e Kukësit nesër, që luan një transfertë të vështirë në Laç.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Rezultatet për t’u shpallur Real Madridit kampion

Me fitoren ndaj Athletic Bilbaos, Real Madridi i është afruar më shumë titullit të La Ligas për...
- Marketing -

Messi në stres, duhej disa herë ti matej temperatura (VIDEO)

Ylli i Barcelonës, Messi mbrëmë para se të futej në stadium, duhej të kalojë kontrollin e rregullt të matjes së temperaturës.

Rashica dhe Werderi sonte luajnë finalen e madhe

Milot Rashica do të ketë një test tejet të rëndësishëm sonte. Ylli i përfaqësueses së Kosovës do të ketë ndeshjen më...

Napoli e fiton përballjen kundër Romës, ngritet në zonën ‘Evropa’

Napoli e ka fituar ndeshjen e sontme kundër Romës në kuadër të kampionatit elitar italian, Serie A. Në ndeshjen...

Barcelona fitore me stil ndaj Vilarreal (VIDEO)

Barcelona është rikthyer te fitorja pas 2 rezultatesh negative. Skuadra katalanase fitoi me rezultatin 1-4 ndaj Villareal. 4 golat e parë u...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -