Skuadra e Vardarit të Forinës që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, shpëton në orët e fundit. Komuna e Gostivarit e ndihmoi klubin me 100,000 denarë dhe me këtë Vardari nga Forina do të vazhdojë të garojë.
Pasi u njoftua dje se për shkak të pagave të papaguara, Vardari nuk do të luajë duelin e sotëm me Vëllazërimin, sot klubi prezantoi informacione të reja.
Pas 42 vjetësh, pritej shpërbërja e plotë e klubit dhe ndoshta rikthim në Ligën e katërt. Sidoqoftë, këto fonde do të rregullojnë disa borxhe. Lojtarët e këtij klubi nuk kanë marrë të ardhura për më shumë se tre muaj.
Nesër në ora 13:00 Vardari në kuadër të javës së 13-të e pret Korabin e Dibrës. “Kuqezinjtë” me vetëm 12 pikë janë në pozitën e tetë në tabelë.