VIDEO/ E kuqe, gol i anuluar dhe asnjë fitues në derbi: Everton ruan kryesimin

Më të lexuarat

Gjesti i madh Mohamed Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron para e punë

Një gjest i madh i bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën është zbuluar nga “DailyMail”. Gjatë...

Khabib Nurmagomedov pensionohet nga UFC, i premtova nënës dhe premtimin nuk e thej

Pas fitores ndaj Justin Gaethje, Khabib Nurmagomedov i ka dhënë fund karrierës së tij.

Kanoute do ndërtojë xhami, qyteti që tani 700 vite është pa te

Një nga futbollistët që kanë lënë shenjë të madhe në kampionatin spanjoll, është Frederic Oumar Kanoute, i...

Ja pse Muhammed Ali u bë musliman

Kush ishte Cassius Marcellus Clay Jr që më vonë e pa te vërtetën dhe e mori emrin ...

Video e Mike Tysonit duke falur namaz është bërë virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Tyson që së...

Derbi emocionues mes Everton dhe Liverpool, duel në të cilin u shënuan 4 gola dhe nuk pati fitues. 2-2 përfundoi takimi i luajtur në “Goodison Park” dhe djemtë e Carlo Ancelottit ia dolën të ruanin pathyeshmërinë edhe ndaj kampionëve në fuqi.

Nisje fantastike për ekipin e Jurgen Klopp, që kaloi në avantazh në minutën e tretë. Sadio Mane shfrytëzoi një asist të Robertson dhe dërgoi topin në rrjetë. Barazimi erdhi shpejt me anë të Michael Keane.

Mbrojtësi i Everton kërceu me kokë pas një goditje këndi të James Rodriguez në minutën e 19-të dhe mposhti spanjollin Adrian. Pjesa e parë u mbyll në barazim, teksa i njëjti rezultat u regjistrua edhe në fraksionin e dytë.

Momo Salah riktheu “The Reds” në avantazh në minutën e 72-të falë një goditje të rrufeshme, por Dominic Calvert-Lewin nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit. Bomberi i ekipit vendas barazoi shifrat nëntë minuta përpara fundit.

Kros i Digne nga e majta dhe goleadori anglez u konfirmua “mbret” i ajrit, fitoi duelin me mbrojtjen mike dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur golin e shtatë në 5 javë kampionat. Emocionet nuk kishin mbaruar.

Richarlison kreu një faull të rëndë në minutën e fundit dhe u largua nga loja me karton të kuqe. Kapiteni Jordan Henderson gjeti golin në shtesa, por Mane ishte në pozicion të parregullt dhe VAR-i anuloi gjithçka.

Përfundimisht 2-2 me Everton që vijon të kryesojë Premier League me 13 pikë, teksa Liverpool renditet i dyti dhe ndjek “armiqtë” e përjetshëm me tre pikë më pak.

loading...
- Marketing -
- Marketing -

Të fundit

Mesfushori i Omonia shënon gol të rrallë (VIDEO)

Futbollisti spanjoll Jordi Gomes shënoi një gol në Europa League kundër PSV në minutën e 29....
- Marketing -

FOTO/ Nota dhe statistikat e Marash Kumbullës në Europa League

Megjithëse Roma nuk ia doli të fitonte ndaj CSKA Sofias në Ligën e Europës, futbollisti i Shqipërisë, Marash Kumbulla, bëri një paraqitje...

Milani pa probleme, Tottenhami i Mourinhos befasohet nga belgët (VIDEO)

Milani me sukses ka kryer detyrën edhe në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe në Ligën e Evropës, përballë Spartës së Pragës, duke...

FORMACIONET/ Çalhanoglu në stol, Pioli zbulon 11- titullarët (FOTO)

Milan pret në shtëpi Sparten e Pragës, në prag të takimit të Europa League (18.55). Trajneri i kuqezinjve, Pioli...

Ky do të jetë qendërmbrojtësi i Milanit!

Paolo Maldini e ka të qartë se kë duhet që të transferojë këtë janar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e...
- Advertisement -

TË NGJAJSHME

- Marketing -